“S’do dinë ku të futen më 29 qershor, po prekën votën”
20/06/2009 Kreu socialist ashpërson tonet, nga Vlora kërcënon maxhorancën në rast manipulimi
Rama i kërkon Berishës t’ia lirojë vendin politikës së re që ofron ai
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është treguar tepër entuziast dje në Vlorë, ku ka përsëritur edhe një herë bindjen se e majta do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij Rama ka vijuar të shprehet se është pjesë e politikës së re dhe i ka bërë thirrje Berishës që të humbasë me dinjitet zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me qëllim që t’ia lirojë vendin politikës së re që ofron Edi Rama. “Edhe 9 ditë mbeten dhe do të kemi fuqinë për t’u zhvilluar, do të kemi një shtet që mbron pasuritë tona të përbashkëta. Vlora e ka sfiduar gjithmonë historinë dhe këtej do ta sfidojnë historinë e vjetër, të shkruajmë një faqe të re për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë”, - tha Rama.
Kërcënimi
Kur janë pothuajse në ditët e fundit të fushatës elektorale së tyre elektorale, socialistë e përqendrojnë vëmendjen në një nga elementet kryesore të procesit zgjedhor, e konkretisht te standardet. Kështu, ndalur në një moment të tillë, kreu i PS-së Edi Rama nuk ka vonuar të ngrejë një akuzë për cenimin e parimeve dhe të standardeve demokratike. Madje, si për t’i mëshuar më tej një çështjeje të tillë, kryetari i PS-së lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për mazhorancën aktuale, në rast se do të tentohet të manipulohet vota e zgjedhësve. “Sali Berisha dhe grushti i njerëzve që sot duan të mbajnë me çdo kusht pushtetin duke përdorur shtetin për të kontrolluar dhe deformuar votën e njerëzve, duhet të heqin dorë nga çdo strategji dhe nga çdo përpjekje për manipulim. Ndërkohë, cilido që do të guxojë të prekë votën do të duhet ta dijë se më 29 qershor nuk do të ketë në Shqipëri vrimë ku mund të fshihet”, - nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij, duke përsëritur të njëjtën deklaratë që dha në mitingun e organizuar dy ditë më parë në Sarandë. Njëkohësisht, qëndruar te standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kreu socialist kërkoi ndarjen një herë e përgjithmonë nga politika e vjetër, pasi kjo votë për nga rëndësia është e njëjtë me atë të vitit 1992. “Për çfarë mund të flasim ne sot në vitin 2009, nëse nuk çlirohemi një herë e mirë nga kjo lloj politike e vjetër e së shkuarës, e cila është politika e politikanëve, që krenohen për standardet demokratike dhe pastaj kërcënojnë mësues, kërcënojnë mjekë, kërcënojnë nëpunës, duke e vënë shtetin më gjunjë për interesat e një grushti njerëzish, e një oborri të korruptuarish, e një familjeje që ka marrë peng qeverinë e vendit tonë, e një kryeministri që e do me çdo kusht mandatin për të vazhduar të bëjë biznes me qeverinë për familjen e tij”, - vuri në dukje Rama.
Vota
Ditëve të fundit lidershipi i Partisë Socialiste është fokusuar te vota e zgjedhësve shqiptarë, e konkretisht te përpjekjet që mund të bëjnë përfaqësuesit e mazhorancës aktuale për manipulimin e saj. Për këtë arsye në takimet e zhvilluara në rrethe të ndryshme të vendit kreu socialist ka lëshuar paralajmërime në emër të ligjit për kundërshtarët e tij politikë, në rast do të përpiqen të ndryshojnë drejtimin qoftë dhe të një vote të vetme.