Bochart: Zgjedhjet ose ju çojnë përpara, ose ju kthejnë pas
20/06/2009 Ambasadori Gjerman në auditorin e Universitetit të Elbasanit
“Zgjerimi i BE-së do të varet nga referendumi i Islandës për traktatin e Lisbonës”
Ambasadori gjerman Bernd Borchardt ka mbajtur një leksion me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Humane me temë “Ballkani Perëndimor dhe integrimi në BE”. Në fjalën e tij ambasadori është ndalur në procesin që përfshin integrimin, duke filluar me procesin e negociatave, aplikimin, kandidimin dhe pranimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te Shqipëria, ai tha se Gjermania e ka dyfishuar mbështetjen për Shqipërinë dhe do ta vazhdojë këtë, por shqiptarët nuk duhet të presin që transformimi dhe progresi të vijnë nga Brukseli. “Shpejtësia dhe realizimi i reformave dhe standardeve varet nga ju dhe kjo fazë do të përcaktojë afrimin ose jo me BE-në. Nuk është vendi aplikues që vendos se kur do të kandidojë, por janë negociatat, realizimi i disa pikave të rëndësishme, që do të sjellin më pas kandidimin dhe pranimin.” Ambasadori përmendi rastin e Kroacisë, ku procesi ka zgjatur deri në 9 vjet, dhe këtë zgjatje ai e ka lidhur me faktin se ky vend ka probleme me Slloveninë. Ndërkohë për Shqipërinë ai tha se nuk ekzistojnë probleme të tilla me kufijtë, por ky vend duhet të tregojë se reformat janë bërë dhe janë në cilësinë e duhur. Ai tha gjithashtu se cilado forcë politike të shpallet fituese, elementi më i rëndësishëm janë zgjedhjet. Këto zgjedhje ose e kthejnë prapa dhe e shtyjnë afatin e negociatave, ose e afrojnë.
Borchardt tha gjithashtu se zgjerimi i BE-së është një problem më vete dhe lidhet edhe me referendumin e Islandës për Traktatin e Lisbonës. Ai e përmendi këtë fakt, duke shtuar edhe progresraportin e Bashkimit Europian në fundin e vitit për të dhënë vlerësimin mbi Shqipërinë. Ai tha se Europa po tregohet shumë e matur kundrejt zgjerimit, pasi nuk mund të hasen të njëjtat probleme, siç ndodhi me Rumaninë e Bullgarinë, të cilat sipas tij nuk i kishin plotësuar standardet cilësisht. Pas një viti nga aplikimi do të vendoset për hapjen e negociatave për kandidimin dhe në këtë fazë janë reformat dhe kapitujt përkatës që do të vendosin. Për liberalizimin e vizave ai tha se këtë do ta përcaktojë dokumenti i sigurt i identifikimit, pa përcaktuar afate edhe për këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë. Në fund ambasadori tha se cilado forcë politike të fitojë zgjedhjet, vendet e BE-së do të bashkëpunojnë, në rast se qeveria fituese do të vazhdojë reformat për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Komunitetin Europian bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori u është përgjigjur pyetjeve të studentëve dhe në fund u ka kërkuar të marrin pjesë në votime. L. Lleshi