E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rrugët, axhenda kryesore e qeverisë

Qeveria përqendron vëmendjen në fushatën elektorale të qershorit 2009. Mbledhja e djeshme e Kwshillit tw Ministrave ka qenë një mbledhje rekord për rikonstruksionin e rrugëve në pjesën më të madhe të vendit. "Rrugët do të jenë axhenda madhore e kësaj qeverie. Ne kemi përqendruar dhe do të përqendrojmë të gjitha potencialet për përfundimin sa më shpejt të tyre", u shpreh Berisha. Kryeministri bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave se brenda këtij viti, hapen tenderët dhe nisin punimet për ndërtimin e akseve të mëdha rrugore kombëtare dhe segmenteve të tjera të rëndësishme në mbarë vendin. "Performanca fiskale, mbledhja e të ardhurave, privatizimet e suksesshme i japin mundësi qeverisë që, brenda këtij viti, të hapë tenderë dhe të nisin punimet për akse rrugore shumë të rëndësishme për vendin", u shpreh Berisha. Me anë të tenderit do të shndërrohet në katër korsi autostrada Fushë Krujë-Milot, do të tenderohet për 4 korsi by pass-i plepave - Kavajë-Rrogozhinë, e cila, sipas Kryeministrit, në gjendjen aktuale është e pakonceptueshme.

Një rrugë tjetër shumë e rëndësishme është Rruga e Arbrit. "Për këtë do të kontraktohet loti tjetër Bulqizë-Klos. Sapo të përfundojë projekti tërësor i pjesës më të afërt me Tiranën, do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi nga shkalla e Tujanit", u shpreh ai. Berisha ka pranuar se për këtë rrugë ka pasur një vështirësi të madhe, për shkak të një ure gjatë saj, me lartësi 150 metra, çka bëri që në tenderin e parë, projekti për këtë segment të mos merrej përsipër". Ne kemi bërë përpjekje që kompani projektuese të mëdha të marrin përsipër projektimin e kësaj ure, e cila do të jetë më e larta në Shqipëri dhe një nga më të lartat në rajon", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›