Berisha: Rusia po ëndërron rikthimin e Bashkimit Sovjetik
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka drejtuar akuza kundër Rusisë, përsa i përket ndërhyrjes në Osetinë e Jugut, se me sjelljen e saj në konfliktin me Gjeorgjinë po dëshmon, se ëndërron të kthejë pas kohën e Bashkimit Sovjetik.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Kryeministri Berisha u prononcua për konfliktin ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, duke deklaruar mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për integritetin territorial të Gjeorgjisë. Berisha e vlerësoi si mjaft të rëndë këtë konflikt jo vetëm për Gjeorgjinë, por për sigurinë dhe integritetin e vendeve të lira e të pavarura në të gjithë botën. “Ajo që po ndodh është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Kjo është qartësisht një përpjekje drejt krijimit të Bashkimit Sovjetik”, tha Kryeministri shqiptar, duke shtuar më tej se konflikti në Gjeorgji dhe sjellja e Rusisë “Është një shfaqje e ekspansionizmit rus ndaj një vendi të vogël. Rusia ka dyndur forcat e saj ushtarake ndaj një vendi të lirë, ndaj një vendi demokratik dhe unë natyrisht uroj që ky konflikt të zgjidhet sa më parë”. Kryeministri theksoi thirrjen për komunitetin ndërkombëtar, se ka nevojë për një reagim të fuqishëm, për të ndalur këto sulme ndaj një vendi të lirë, “për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi demokratik”. Kryeministri shqiptar hodhi poshtë edhe justifikimet e Rusisë për ndërhyrjen në Gjeorgji, për të mbrojtur qytetarët rusë në Osetinë e Jugut, pasi sipas tij, “Nuk mund të përdoren minoritetet për ndërhyrje ushtarake, sepse kudo ka pakica dhe nëse përdoren pakicat, nëse përdoret forca ushtarake, atëherë rendi ndërkombëtar është në rrezik të madh. Ky është komenti i qeverisë shqiptare”, tha Berisha duke mbështetur dukshëm lirinë dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë. Kreu i qeverisë shqiptare ka refuzuar të bëjë paralelizma mes gjendjes në Osetinë e Jugut dhe Kosovës. I ngacmuar nga gazetarët mbi deklaratat e mëparshme ruse, se nëse Kosova do të bëhej e pavarur, atëherë ata do të mbështesnin dhe njihnin pavarësinë e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, Berisha tha se “Kategorikisht nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Osetisë së Jugut”, duke i dhënë fund kështu konferencës së tij për shtyp.