S’mund të krahasohemi me asnjë Republikë tjetër
Zyrtarët e Kosovës kanë refuzuar të bëjnë çfarëdo lloj krahasimi në rastin e pavarësisë së tyre dhe ngjarjeve që po ndodhin në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore.
“Çdo vend ka specifikat e veta. Kosova është një rast ‘sui generis’”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi për agjencinë “Balkan Insight”. Reagimi i zyrtarit kosovar erdhi pas deklaratave të serbëve se Kosova dhe pavarësia e saj u bënë precedent për trazirat, që po ndodhin tashmë në Osetinë e Jugut dhe në gjithë Gjeorgjinë. “Nëse nuk do të ishte ‘precedenti Kosovë’, të cilin e udhëhoqën fuqitë e mëdha të drejtuara nga SHBA për të marrë një pjesë nga territori serb, nuk do të kishte luftë në Osetinë e Jugut”, tha Oliver Ivanoviç për gazetën beogradase, “Blic”. Zëvendëskryeministri i Kosovës ka sqaruar se pavarësia e Kosovës është një akt legal i njohur zyrtarisht nga shumë vende, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e Osetisë së Jugut. Ilir Dugolli, analist i Institutit Kosovar për Politikën e Kërkimit dhe Zhvillimit, tha se: “Çdo paralelizëm mes Kosovës dhe Osetisë së Jugut është falsitet. Kosova ka qenë nën mbrojtjen ndërkombëtare për tetë vjet, që nuk është rasti i Osetisë së Jugut”, tha ai për “Balkan Insight”.