E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romela Begaj, mes 6 më të mirave

Romela Begaj mban premtimin se do të renditej në 6 më të mirat e Lojërave Olimpike. 

 Peshëngritësja shqiptare triumfoi dje në konkurrimin e saj olimpik në baterinë A në peshën 58 kg duke fiksuar në dygarësh 216 kg. Begaj e nisi garën në stilin e shkëputjes me 95 kg të cilën e kalon me sukses. E tillë shfaqet në pedanë edhe në provën e dytë, por këtë herë me 98 kg, ndërkohë që dorëzohet në tentativën e tretë të shkëputjes me 100 kg dhe e mbyll këtë stil në vend të katërt. Vendi i parë në këtë stil shkoi për kinezen Yanging Chen, e cila e mbylli shkëputjen me 106 kg pas 3 provave të pastra, 100, 103 dhe 106 kg. E jashtëzakonshme dhe shumë e saktë ka qenë peshëngritësja shqiptare në stilin e shtytjes. Në provën e parë Begaj ngre 110 kg. Kampionia e Evropës nuk do të falë edhe në provën e dytë me 115 kg. Ndërkohë që vendos të bëj tris duke ngritur 118 kg. Në përfundim të garës ajo renditet në vendin e 6-të mes 12 konkurrenteve të saj në peshën 58 kg. Në vendin e parë u rendit peshëngritësja kineze Chen, e cila ngriti në dygarësh 244 kg, duke thyer rekordin olimpik. Medalja e argjendit i ka shkuar ruses Marina Shainova me 227 kg dhe medalja e bronzte u fitua nga O Jong Ae e Republikës së Koresë.

Trasha-Topalli

Ndryshe nga ditët e para të Lojërave Olimpike “Pekin 2008” ku ka garuar 1 përfaqësues i ekipit olimpik, si Lindita Kodra dhe Romela Begaj në ditën e katërt do të jenë dy të tillë. Sot e ka radhën për të debutuar në arenën olimpike peshëngritësi Gerti Trasha dhe xhudisti Edmond Topalli. Shtangisti Trasha do të konkurrojë në peshën 69 kilogram në baterinë B ndërsa xhudisti Topalli në kategorinë – 81 kg. Disi i pafat ka qenë shorti për shkodranin e xhudos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›