Berisha: SHBA ofroi mbështetje për integrimin në BE

Berisha nuk konfirmoi ardhjen e zonjës Klinton në Shqipëri, duke theksuar se ajo do të mund të vinte në vendin tonë në rast se ja lejonte agjenda.
Kryeministri theksoi se kishte gjetur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për integrimin e vendit. “Shpreha mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme që qeveria e SHBA i ka dhënë dhe i jep shqiptarëve në përpjekjet e tyre për konsolidimin e shtetit ligjor si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ky një takim i dobishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, është një shans i madh vullneti dhe gatishmëria e SHBA për të ndihmuar në rrugën e integrimit, në rrugën e konsolidimit të demokracisë”, tha ai.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se e kishte siguruar sekretaren e Jashtme amerikane se Shqipëria është e gatshme të përmbushë të gjitha reformat integruese që kërkon vendi. “Sekretarja e Shtetit theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të BE, në mënyrë që të bëhet i mundur vendimi që presin mbarë shqiptarët. U vu theksi tek lufta kundër korrupsionit, dhe heqja dorë nga imuniteti, tek institucionet e drejtësisë, ndihmë në të gjitha fushat”, tha ai më tej.
Një pjesë të fjalës, Berisha ia kushtoi edhe vizitës në muzeun amerikan të Holokaustit dhe vizitës së zhvilluar në shtëpinë Muze të presidentit Willson, që siç theksoi, kjo vizitë zhvillohej në banesën e një burri shteti që shpëtoi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. “Vendimi i Willson për të mos pranuar nenet e marrëveshjes, që e ndanin Shqipërinë në pjesë pati rëndësi historike themelore për ekzistencën e shtetit shqiptar, si shtet i pavarur”, komentoi Berisha. /Start/
2012-04-30 15:12