Një gotë verë në ditë për një pleqëri të shëndetshme
Femra, nëse i keni kaluar të pesëdhjetat, një apo dy herë në ditë konsum alkoli ju forcon shëndetin. Rezultatet vinë nga një studim i universitetit të Harvard mbi 14 mijë ifiermiere, zakonet e të cilave u monitoruan për rreth 12 vjet.
Rezultatet trgojnë se kush ka konsumuar nga 5 deri në 15 gram alkol në ditë (një apo dy gota), ka 20% më tepër shanse të ketë një shëndet të mirë se ato që nuk kanë konsumuar alkol. Përqindje që shkon në 30 nëse sasia e konsumit shkon nga 15 deri në 30 gram në ditë.
Pirëset e alkolit kanë treguar se kanë një mendje më elastike dhe një formë fizike më të mirë. Përvecse shmangin sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin. Por kujdes në ekzagjerimin e pijes, studimi inkurajon një pirje në sasitë e dhëna e jo më tepër, sepse sasitë e mëdha shkaktojnë dëme.
Disa kanë kundërshtuar studimin duke thënë se rezultatet mund të influencohen nga faktorë të tjerë, si një diete e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas kritikëve këto femra përvec konsumit të alkolit mund të kenë qenë të dhëna pas aktivitetesh që kanë ndikuar në shëndetin e tyre.
(a.h/BalkanWeb)