Berisha: SHISH do të reformohet
Pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec, duket se institucioni i cili do të prese "kamxhikët" e qeverisë do të jete SHISH. Ky i fundit që pas ndodhjes së tragjedisë është vënë në qendre të sulmit për mungesë të efikasitetit të tij. Si për ta dëshmuar këtë kryeministri Berisha ka deklaruar dje se institucioni i SHISH-it do të reformohet por nuk ka dashur të theksoje nëse pjesë e kësaj reforme do të jetë shkarkimi i drejtorit të tij apo jo. "Reforma dhe shkarkimi janë dy gjëra të ndryshme. Pa reforma, cilindo që të shkarkosh dhe të vendosësh sikur nuk e ke. Siguroj shqiptarët se për parandalimin e këtyre ka vetëm një rruge të sigurte, reformimi" është shprehur Berisha. Më tej ai ka theksuar se duhet bërë një studim i të gjitha sistemeve. Prokuroria të nxjerrë përgjegjësitë institucionale por përgjegjësitë janë më gjerë. Në rast se ne bëjmë një studim një analizë serioze dhe ndërmarrim reformat e këtyre institucioneve i vendosim ato në pozicione të atilla që raste si ky të mos u shpëtojnë më. Vetëm reforma e SHISH e zgjidh këtë problem, reforma tërësore e institucioneve të sigurisë kombëtare. Berisha tha se "ajo që ndodhi-ndodhi se përgjegjësitë dhe drejtësisë duhet të veprojnë me forcat më të madhe të ligjit, porse vendi dhe shteti duhet të procedojnë me reforma më të plota që të mos ndodhe kjo".
SSSASS