E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti vret motrën padashje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Gri të Komunës Margegaj të Tropojës, ku ka humbur jetën 15-vjeçarja Besmira.P. Vrasja, sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, ka ndodhur aty rreth orës 18.00, brenda në shtëpi, krejt pa dashje, kur i vëllai D.P., duke luajtur me një pistoletë, ka gjuajtur të motrën në gjoks dhe e lënë të vdekur në vend. "Mendova se ishte bosh dhe po bëja shaka me motrën", ka rrëfyer në polici 16-vjeçari i tronditur. Gjatë një kontrolli në banesën e viktimës policia ka sekuestruar pistoletën e krimit, bashkë me një krehër fishekësh dhe gëzhojën e plumbit që i mori jetën adoleshentes. 16-vjeçari D.P. është ndaluar për ndjekje penale, ndërsa dokumentet i janë përcjellë Gjykatës së Shkodrës për të mitur.

Ngjarja ka tronditur opinionin tropojan dhe ka vënë në dilemë vetë banorët mbi "motivet" e mbajtjes së armëve në shtëpi për arsye sigurie personale, pasi me to "po mbillet vdekja, qoftë edhe pa dashje", siç tha një banor i fshatit Gri. Pas vitit 1997, kur njerëzit shpërthyen depot e ushtrisë dhe morën armatim dhe municion, në krejt Qarkun e Kukësit janë vrarë rreth 200 persona, ndër të cilët të paktën rreth 30 padashje. Në atë vit, sipas burimeve të besueshme, janë përvetësuar 20 mijë pushkë dhe një sasi e madhe municioni. Gjatë viteve ka patur aksione dhe fushata për dorëzimin e amrëve pa leje, por mendohet se ende rreth 40% e tyre ndodhen në duart e personave nëpër shtëpi, të fshehura nëpër zgavra lisash, ndërsa një pjesë e tyre mbahen nga adoleshntët që u pëlqen të imitojnë sherifat e shekullit XIX.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›