E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Opozita do të debatojmë për tragjedinë e Gërdecit

Kuvendi pritet të përfshihet sërish sot në debate të ashpra në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Opozita ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të debatuar në kuvend dhe për të vënë para ligjit të gjithë ata zyrtarë të lartë qofshin ministra apo kryeministri para përgjegjësisë. Në seancën e ditës së Mërkurë u bë një maratonë e gjatë debati prej rreth 7 orësh ku pozita akuzonte mazhorancës si shkaktare të tragjedisë dhe kjo e fundit mundohej të mbrohej nëpërmjet kryeministrit dhe ministrave të saj se nuk ishte fajtore dhe gabimi ishte njerëzor. Debat i cili u kërkua që të vijohej edhe në seancës e ditës së enjte por këmbëngulja e kryetares së kuvendit për të rinisur punën me rendin e ditës nuk e lejoj një gjë të tillë. Këmbëngulje e cila nuk u pranua nga opozita, deputet e saj u larguan nga salla e kuvendit duke i kujtuar kryetares Topalli se rreshtat e rregullores të cilën ajo kërkon të respektojë janë më pak të rëndësishme sesa jetët e humbura të atyre njerëzve të pafajshëm në Gërdec dhe dëmtimet e qindra shtëpive të cilat duhet të kompensohen një më një nga shteti. Opozita ka paralajmëruar se edhe në seancën e ditës së sotme sërish objekt debati do të jete çështja e Gërdecit do apo nuk do mazhoranca.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›