Berisha: Sa mirë e kollaj e flasim anglishten. Por të dhënat tregojnë të kundërtënNga TemaKryeministri, Sali Berisha, duke folur dje në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së Unionit të anglofonëve të Shqipërisë, ku merrte pjesë dhe Lordi Alan
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Sa mirë e kollaj e flasim anglishten. Por të dhënat tregojnë të kundërtënNga TemaKryeministri, Sali Berisha, duke folur dje në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së Unionit të anglofonëve të Shqipërisë, ku merrte pjesë dhe Lordi Alan Watson, kryetar i Unionit botëror të anglofonisë, tha se shqiptarët e kanë të lehtë që të flasin anglisht. Ai tha se shumica e të rinjve tani e zotërojnë këtë gjuhë.
“Të rinjtë e kanë adoptuar më së miri këtë gjuhë, pavarësisht kombit të cilit i përkasin apo kontinenteve, pavarësisht kulturës së tyre apo besimit fetar. Anglishtja është bërë gjuha e mendjes dhe zemrës. Është gjuha e shkencës dhe rinovimit dhe unë besoj se shumë shpejt ky union i krijuar është një përfitim i madh në të mirë të rinisë shqiptare”, - tha Berisha.
“Afrimi natyror me gjuhën angleze vjen edhe nga fakti se gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe shumë tinguj të gjuhës shqipe janë të ngjashëm me ato të gjuhës angleze”, - tha Berisha. Duke sjellë shembuj konkretë, kryeministri tha se njihen shumë fjalë në gjuhën shqipe, shqiptimi i të cilave është shumë i ngjashëm me anglishten.
Megjithatë, pak ditë më parë, gazeta franceze “Le Monde” e ktheu në shqetësim të ditës faktin që studentët francezë nuk janë të mirë në anglisht. Sipas saj, të dhënat e provimit të TOEFL tregojnë se studentët francezë janë shumë dobët në këtë gjuhë. Shqetësimin e francezëve e pasuan dhe media të tjera të rajonit, ku studentët nuk kishin treguar nivel të kënaqshëm në testin e anglishtes. Të fundit në renditjen e studentëve të Evropës ishin shqiptarët dhe sigurisht fqinjët shqiptarë, kosovarët, me 77 dhe 73 pikë. Por, si shumë probleme të tjera që na rrëshqasin, dhe ky nuk duket se do trazojë gjë në jetën akademike shqiptare.