E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Mediu në kabinet? Qeveria jonë është bërë simotër e asaj iranianeNga TemaKryetari i PS, Edi Rama, komentoi dje përfshirjen e të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit, Fatmir Mediut, në kabinetin e ri qeveritar. Rama tha se ky kabinet po bëhet si

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama: Mediu në kabinet? Qeveria jonë është bërë simotër e asaj iranianeNga Tema

Kryetari i PS, Edi Rama, komentoi dje përfshirjen e të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit, Fatmir Mediut, në kabinetin e ri qeveritar. Rama tha se ky kabinet po bëhet si ai iranian, që ka gjithashtu një të kërkuar për krime në gjirin e tij. Bëhet fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes në Iran, që dyshohet se qëndron pas sulmeve në një qendër hebreje në Argjentinë në vitin 1994, ku mbetën 85 të vdekur.

“Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që këtij opinioni publik t’i jepet e drejta të shohë se ç’ka në kutitë që Sali Berisha bashkë me Ilir Metën mbajnë peng të kyçura në errësirë, ndërkohë që skërmiten përpara opinionit publik, duke qenë madje krenarë që po i japin jetë një qeverie që është shprehja më e shëmtuar e deformimeve të gjithë këtyre viteve dhe që dje mori edhe një prapashtesë tjetër, duke përfshirë si ministër një person që është ende në gjykim për një krim shtetëror dhe duke u bërë simotër e qeverisë iraniane, se ka edhe ajo një ministër në kërkim apo gjykim. Është e pamundur që ne t’i nënshtrohemi këtij realiteti dhe të bëhemi pjesë e këtij realiteti, duke pranuar që kjo farsë të legjitimohet përfundimisht, duke u dorëzuar përpara faktit se zgjedhjet e ardhshme të jenë jo të ngjashme, por edhe më të këqija në përmbajtjen e tyre se zgjedhjet që lamë pas, pavarësisht se në dukje mund të konsiderohen më të mira se ato që lamë pas”, - tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›