KOP, u shkri me ardhjen e PD-së në pushtet

Katapultimi në poste kyçe të partisë dhe qeverisë mori fund katër vjet më parë me krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave. Ky është i vetmi debat që ka lënë pas krijimi i bujshëm i KOP-it janarin e vitit 2005. Sipas njërit prej deputetëve demokratë, KOP-i ishte nje strategji e sukseshme elektorale, por që pas 3 korrikut të vitit 2005 nuk ekzistonte më. Një prej anëtarëve të këtij komiteti, Apollon Baçe gjithashtu pranon se KOP-i nuk funksionoi më pas ardhjes në pushtet të PD-së, edhe pse fillimisht u ndërtua si një strukturë këshillimore. Kështu KOP shërbeu si një zgjidhje elektorale që solli në pushtet një parti që qëndroi tetë vjet në opozitë, sot e vetmja rrugë për të hyrë në PD mbeten zgjedhjet brenda partisë dhe karriera hap pas hapi.