Katër teknikat e manipulimit të sondazheve elektorale në realitetin e tranzicionit

Sondazhet janë një risi në Shqipëri por si të gjithë risitë e tjera që manipulohen sapo prekin tokën shqiptare edhe sondazhet deri më tani janë manipuluar rregullisht dhe janë përdorur si instrumente influencues elektoral dhe kjo duket edhe nga kontestimet permanente. Rasti i disa viteve më parë kur Mjaft, një organizatë qartësisht e pozicionuar në politikën shqiptare iu dha detyra nga Ambasada Hollandeze për të influencuar në votën elektorale të shqiptarëve ishte një rast tipik manipulimi dhe instrumentalizimi duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e sondazheve në Shqipëri. Të dhënat e dikurshme dështuan pavarësisht lojës që po bëhet prej vitesh nga zëdhënësit e spinoff-eve sorosiane sikur ato të dhëna ishin të vërteta tashmë që publiku ka harruar të dhënat konkrete
Kjo ishte dhe arsyeja pse pyetësorët e MJAT nuk u bënë publikë asnjëherë megjithë kërkesat e vazhdueshme të medias. Çështja e manipulimit të viteve më parë që u diskutua me javë në dyert e Ambasadës Holandeze para se ti bëheshin të qarta publikut tregoi se teknika korrigjuese e të dhënave ishte e pabesueshme për publikun dhe median çka solli nevojën e aplikimit të teknikave të reja të manipulimit dhe instrumentalizimit.
Dhe metoda e re e manipulimit qëndron pikërisht jo më tek korrigjimi i rezultateve finale por tek katër shkallët e tjera paraprake të realizimit:
1. Tek përzgjedhja e kompanive të sondazhit
2. Tek kampionimi
3. Tek formulimi i pyetjeve
4. Tek personeli
Këto momente janë thelbësore në instrumentalizimin politik të një sondazhi.
1. Përzgjedhja e grupit shqiptar para përzgjedhjes së kompanisë së huaj
Kjo ka të bëjë pikërisht me përzgjedhjen e një grupi shqiptar që do të kryejë punën në terren për llogari të kompanisë së huaj para se të kontraktohet vetë kompania e huaj. Kjo praktikë është shumë e thjeshtë. Përzgjidhet një grup shqiptar sondazhesh i cili do të kontraktohet nga kompania e huaj dhe pastaj i serviret kompanisë së huaj si kusht paraprak. Por grupi shqiptar mund të rekomandohet edhe rrugës pasi përfaqësuesit shqiptarë të kompanisë së huaj i kanë vendosur telat që më parë me grupin shqiptar.
2. Kampionimi i pamundur
Kampionimi është baza e punës së realizimit të një sondazhi dhe në rastin shqiptar është edhe më e vështira. Kampionimi është mënyra e përzgjedhjes së personave që do të merren në intervistë. Burimi i të dhënave më tipike për të nxjerrë një kampionim në sondazhet politike dhe zgjedhore është regjistri i votuesve ose numëratori telefonik. Por kjo vlen për vendet e zhvilluara. Në Shqipëri gabimi absolut (gabimi +/- X% qe bëhet në raport me realitetin) që buron prej kampionimit të pamundur është fillestarisht të paktën +/- 5% dhe në rastin e një sondazhi që i referohet kodit të ri zgjedhor (dmth ndarjes së Shqipërisë elektorale në 12 Zona Zgjedhore) shkon në varësi të Zonës nga +/- 5-10%.
Arsyeja pse në Shqipëri Kampionimi është një mision i pamundur ka të bëjë pikërisht me mungesën e një statistike reale. Duke pasur parasysh se regjistri i gjendjes civile ende nuk është në gjendje të tregojë (deri në fund të shpërndarjes së kartave të identitetit) një statistikë reale pasi regjistrat e gjendjes civile akoma nuk janë pastruar nga të dhëna të tepërta (si emigrantët, të vdekurit dhe duplikimet) dhe sidomos nga lëvizjet shumë aktive të popullsisë që nuk pasqyrojnë ende vendodhjen e votuesve.
Kjo pasqyrohet edhe në listën e zgjedhësve pasi është derivat i regjistrit të gjendjes civile.
Ndërsa teknika e përdorimit të numëratorit telefonik është krejtësisht e pamundur në rastin shqiptar pasi dihet se popullsia e pajisur me një numër telefoni nuk përfaqëson absolutisht ndonjë të dhënë sado pak të pranueshme.
Mbetet që burimet që mund të përdoren për kampionimet të jenë përzgjedhje 100% rastësore të nisur nga të dhëna të pjesshme çka e bën rezultatin e sondazhit krejtësisht të pabesueshme. Dhe këtu gabimi absolut shtesë rritet edhe me +/- 5% të tjera.
3. Formulimi manipulues (paragjykues) i pyetjeve
Manipulimi i pyetjeve është një teknikë e njohur në instrumentalizimin elektoral të sondazheve. Kjo është një teknikë sa e thjeshtë aq dhe e ndërlikuar. Parimi i manipulimit të pyetjeve qëndron tek formulimi influencues. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si lidhen fjalët me njëra tjetrën dhe si paragjykon përgjigjen. Por megjithatë, kjo teknikë përdoret për herë e më pak si pasojë e presionit të medias dhe ekspertëve oponentë.
Por një rast që ja vlen të përmendet në Shqipëri ka të bëjë me mënyrën se si përzgjidhen disa emra subjektesh, personazhesh, tematikash apo çështjesh të palëve në lojë dhe sidomos se si i kujtohen apo nuk i përmenden të pyeturit disa të dhëna të caktuara. Këtu mund të arrihet një rritje e gabimit absolut edhe m +/- 2-3% të tjera.
4. Rekrutimi i Stafit të manipuluar
Elementi kryesor që përdoret në sondazhe me qëllim instrumentalizimin e të dhënave është pikërisht rekrutimi i stafit intervistues. Ky është elementi shumë i rëndësishëm i manipulimit. Në rastin e gjoja Gallupit 4 vjet më parë u përdorën edhe gjimnazistë. Duke pasur parasysh se personat që do të intervistojnë janë persona me interesa apo të rekomanduar nga grupe me interesa në sondazhe (kuptohet edhe të paguar), është plotësisht e mundur që vetë ata të shërbejnë për të manipuluar intervistat. Kjo lidhet pikërisht me punën e tyre në terren duke pasur parasysh që udhëzimet që iu jepen për të kontaktuar personat që do të pyeten mund të keqpërdoren apo të anashkalohen. Kjo ka të bëjë pikërisht me gjetjen e personave që dukshëm apo mundshëm kanë mundësi të japin përgjigje të parashikuara nga intervistuesi. Në vija të trasha kjo të kujton disa sondazhe humoristike që organizonte Fiks Fare pranë selive të PS dhe PD ku të intervistuesit që dukej ishin persona që prisnin pranë dyerve të partisë për hallet e tyre. Në fakt duke pasur parasysh nga të dhënat e zgjedhjeve të kaluara se ka zona banimi që votojnë më shumë apo më pak për një forcë të caktuar politike është plotësisht e mundur që këto zona banimi të përdoren më shumë për intervistat. Këtu mund të shtojmë edhe +/- 2-3% të tjera.
Siç shihet gabimi absolut i sondazheve elektorale në Shqipëri shkon nga +/- 10-15%çka i bën ato plotësisht të pabesueshme dhe për më tepër ngatërrues.
Email This Klikime: 63