Nuk ka qenë dakord LSI për sondazhin e hedhur në treg nga PD nëpërmjet Gani Bobit. Nënkryetari i LSI, deputeti Dritan Prifti, deklaroi se, në disa media të uzurpuara plotësisht nga Partia Socialiste dhe Sali Berisha, kemi dëgjuar se po publikohen disa sondazhe politike të përgjithshme. Sondazhe që e nxjerrin partinë e Sali Berishës, 49 % të elektoratit shqiptar.
Sipas Priftit nuk ka asgjë më qesharake se manipulimi i të vërtetës dhe manipulimi i opinionit publik për të krijuar premisa për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithë kjo bufonatë,- sipas Priftit,- nisi nga një televizion që është pranë Partisë Socialiste, i cili deklaroi para dy tre ditësh se do të publikojë disa sondazhe, për të cilat do jetë 49 për qind Partia Socialiste. Ka qenë ky fakt, sipas Priftit, që ka detyruar Berishën të nxjerrë një sondazh tjetër që na e nxjerr PD 49 përqind. Në fakt sipas priftit të dyja forcat politike tashmë i ka kapur paniku nga ndryshimi i madh që është duke ardhur në zgjedhjet e 28 Qershorit. Për hir të së vërtetës unë do tu lexoj se çfarë thotë një sondazh i vërtetë, një sondazh nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, që i ka shkuar edhe Berishës, i ka shkuar edhe Ramës. Po e lexoj për ta ditur, pa e përmendur atë që e ka thënë, për respekt të konfidencialitetit të tij, që ju ta mësoni se kush është situata reale, e mbështetjes në Shqipëri.
Sondazhi i bërë publik nga LSI
Në tre qarqe, PBDNJ-ja, është mbi 10% dhe merr 3 deputetë. Në tre qarqe Poli i Lirisë është 9 për qind e sipër dhe merr 3 deputetë. Dhe, të gjitha këto sondazhe që dalin nga këto dy forca politike, iu kthejnë shqiptarëve të vërtetën. Që ta ketë parasysh Berisha, 56 deputetë merr e gjithë PD-ja nga sondazhet e Janarit dhe 82 deputetë janë ata që merr e majta në sondazhet e janarit, nga të cilët 47 PS dhe 37 LSI. Thojini popullit të vërtetën. Nuk keni për ti manipuluar zgjedhjet. Ne do të sjellim 500 vëzhgues nga e gjithë bota për ti monitoruar. Harrojini manipulimet.
QARQET
PD
PS
LSI
PBDNJ
TOTAL
Tepavendosur
1
SHKODER
55%
16%
19%
90%
10%
2
LEZHE
44%
27%
22%
93%
7%
3
KUKES
51%
21%
18%
90%
10%
4
DIBER
39%
23%
25%
87%
13%
5
DURRES
41%
27%
28%
96%
4%
6
TIRANE
38%
37%
22%