E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha dhe Meta kane marre peng demokracine vendore

Eduard Shalsi (Foto: NOA)

Tiranë, 10 shkurt 15:02 NOA – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi ka lëshuar sot në mesditë një akuzë të fuqishme ndaj kryeministrit aktual Berisha dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng jo vetem buxhetin, por dhe demokracinë vendore”, - deklaroi z.Shalsi në një dalje për mediat.

Ai vlerësoi këtu se “Berisha dhe Meta, janë bërë bashkë për ta penguar me dhunë antiligjore dhe antiinstitucionale zyrtarizimin e votimit të shumicës së Këshillit Bashkiak pro buxhetit”.

Për nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, “kjo shfaqje e hapur e mohimit të dhunshëm të vullnetit qytetar të shprehur me votë është shembulli më i qartë i dëmeve që bën përditë politika e vjetër e Sali Berishës dhe Ilir Metës”.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›