E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Sannino: Zgjedhjet, konform standardeve

TIRANË Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të zgjerimit të BE, Stefano Sannino. Gjatë takimit u fol për seminarin

që po organizohet në Tiranë, mbi planin e veprimit të qeverisë për adresimin e 12 rekomandimeve të KE-së. Berisha tha se integrimi europian i Shqipërisë mbetet projekti më madhor kombëtar i këtij shekulli për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në takim u theksua gjithashtu se realizimi i zgjedhjeve vendore të 8 majit, konform standardeve ndërkombëtare, do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara. Për këtë arsye, thirrja e tryezës së partive politike në Parlamentin shqiptar nga mazhoranca u vlerësua si një ngjarje pozitive, në funksion të dialogut politik parlamentar, për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i drejtohen partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›