E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Shalsi: Basha po mashtron haptazi qytetarët e Tiranës

Deputeti socialist Eduard Shalsi deklaroi dhe se kandidati demokrat, Lulzim Basha, po mashtron haptazi banorët që takon në Tiranë. “Mësova se kishte ardhur këtej vërdallë Luli i Saliut. Më vjen mirë që po fillon të njohë rrugët e Tiranës – më thonë banorët – por të paktën të mos tallet me ne, me ato që thotë se duket sikur vjen nga një planet tjetër”. I qetësova banorët, duke u thënë, të mos ia vënë re se Luli s’di se çfarë thotë e aq më pak se çfarë bën. I thotë Saliu, thuaj se do të punësojë 30 000 vetë në Tiranë, dhe ai pa e menduar e thotë, ndërkohë që Saliu i tij e ka zhytur vendin në papunësi”, ka deklaruar dje Shalsi. Nga ana tjetër, deputeti socialist ka theksuar se Basha, nuk mund të bëjë dot premtime për ulje çmimesh për sa i takon faturave telefonike, ujit të pijshëm dhe ilaçeve pasi sipas tij është pikërisht kjo qeveri që ka stimuluar rritjen e tyre. “I ankohen për ujin dhe ai s’e di që ujësjellësin e Tiranës e ka Saliu i tij. I thotë Saliu që “thuaj që do të ul çmimet e larta” dhe ai pa pikën e turpit e thotë, ndërkohë që Saliu i tij rriti faturat e telefonisë, ujit, energjisë elektrike pa folur pastaj për ilaçet e shqimet. Ndaj mos u shqetësoni të dashur qytetarë se Luli i Saliu nuk di se çfarë thotë dhe çfarë bën”, tha Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›