Berisha: Shëndetësia, do të adaptojmë një sistem tjetër
Kryeministri Sali Berisha priti dje drejtoren e OBSH-së, znj. Margaret Çan, me të cilën diskutoi për reformën në shëndetësi. Berisha e siguroi zonjën Çan se reforma në shëndetësi do të jetë prioritet për qeverinë shqiptare, e cila do të adaptojë modelet më të mira dhe më të reja të botës në këtë drejtim, në përmirësimin e legjislacionit të sektorit, për të rritur cilësinë e asistencës mjekësore, promovimin e politikave të shëndetësisë, trajnimin e personelit në menaxhim të strukturave spitalore, lufta për një sistem sa më transparent etj. Drejtorja Margaret Çan siguroi gjithashtu se agjencia që ajo drejton, do të vazhdojë të japë kontributin e saj për të arritur rezultate në parametrat e duhur, për rritjen e cilësisë së jetës dhe shëndetit të shtetasve shqiptarë.