E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekorohet misioni paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë



Kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit paqeruajtës atje, nga Shtabi i Përgjithshëm i EUFOR-it. Ai tha se me misionin e tyre paqeruajtës ushtarakët shqiptarë u bënë ambasadorë të shkëlqyer të integrimit të Shqipërisë në NATO. “Është një nder shumë i veçantë dekorimi nga Shtabi i Përgjithshëm i EUFOR-it i ushtarakëve shqiptarë, të cilët me rotacion janë këtu që në vitin e parë të këtij misioni të madh paqeruajtës, stabilizues në Bosnje-Hercegovinë”, - u shpreh Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi se ushtarakët shqiptarë, me misionet e tyre paqeruajtëse, janë edhe një faktor shumë i rëndësishëm në përgatitjen e Shqipërisë për kërkesën e statusit të kandidatit për vend anëtar në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›