Berisha: Shkodra ka qenë pararoja e ndryshimit

28/05/2005 Kreu i PD shpall strategjinë ekonomike të opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në Shkodër kandidatët për deputetë të kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut. “Shkodra ka qenë gjithmonë pararoja e ndryshimit, ndaj unë nuk kam dyshim se edhe kësaj here ajo do të jetë në krye të tij”, tha Berisha. Duke u ndalur në programin e Partisë Demokratike, kryetari i PD nënvizoi përparësitë e qeverisjes së saj pas 3 korrikut: qeverisja me duar të pastra, punësimi e mirëqenia, arsimi dhe integrimi. “Koha për ndryshim është sot verdikti i gjithë shoqërisë shqiptare për t’u ndarë përfundimisht nga sistemi i korrupsionit që na varfëron dhe dëbon nga Shqipëria jonë dhe zëvendësimi i tij me sistemin e vlerave të lirisë, me shtetin ligjor ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. I pari qytetari, ky është thelbi i vërtetë i projektit tonë të ndryshimit”, tha Berisha. Në vijim, ai u ndal në fushën ekonomiko-sociale të platformës së qeverisjes së ardhshme. “Projekti për ndryshim i Partisë Demokratike ka si shtylla të tij themelore rritjen e mirëqenies së shqiptarëve dhe zhdukjen e mjerimit, që ka pllakosur sot pjesën më të madhe të vendit. Për këtë ne i besojmë punës dhe punësimit të shqiptarëve. Ne besojmë te puna, sepse pa atë nuk mund të ndërtohet asgjë. Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve të zhvilluara është objektivi ynë madhor. Shqipëria që punon është Shqipëria që ecën shpejt dhe pasurohet. Ne, ndërkaq, do të ndajmë Shqipërinë nga errësira dhe etja, duke siguruar 24 orë energji dhe ujë të pijshëm”, theksoi Berisha.