Panairi i Selanikut, botuesit e Kosovës ndalen nga grekët
28/05/2005 Shoqata e Botuesve Shqiptarë përfaqëson librin shqip me një stendë të veçantë; botuesve nga Kosova nuk ua dhanë vizat për në Greqi
Në Selanik të Greqisë është çelur Panairi i Dytë Ndërkombëtar i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 29 maj. Organizimi i tij bëhet në mjediset e kompleksit “Helexspo” (qyteti i panaireve në Selanik).
“Edhe pse vetëm një ditë pas mbylljes së panairit të librit në Prishtinë, libri shqip përfaqësohet edhe në këtë veprimtari ndërkombëtare, rëndësia e së cilës rritet së tepërmi nga prania shumë e madhe e shqiptarëve emigrantë në këtë rajon të Greqisë. Edhe pse në Selanik është hapur prej kohësh një librari e librit shqip (Librari “Toena”, pranë Konsullatës shqiptare në rrugën “Odhiseas”, Selanik), përsëri pritet interesimi për librin shqip, pasi numri i emigrantëve të zyrtarizuar në veriun e Greqisë është rreth 200.000 vetë”, bën të ditur zyra për shtyp e Shoqatës së Botuesve në Tiranë.
Shqipëria përfaqësohet në këtë veprimtari ndërkombëtare me një stendë prej 30 m2, nën emrin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ku paraqiten botimet e disa prej shtëpive botuese më të njohura si “Toena”, “Ombra GVG”, “Dituria”, si dhe të disa shtëpive të tjera botuese nën kujdesin dhe përfaqësimin e Agjencisë së Shpërndarjes së librit “Dita” Tiranë. Por vendi i menduar për botuesit shqiptarë nga Kosova është lënë bosh, sepse zyra konsullore e vizave greke në Prishtinë nuk u ka dhënë viza përfaqësuesve botues. “Ishin planifikuar të merrnin pjesë edhe disa botues nga Kosova, por ata nuk do të mundin të vijnë, për shkak të mosdhënies së vizave në Zyrën Konsullore greke të Prishtinës, me pretekstin e paraqitjes me vonesë të dokumentacionit përkatës, edhe pse organizatorët e panairit të librit në Selanik të Greqisë, Qendra Kombëtare e Librit grek, i ka dërguar në kohë ftesat për shtëpitë botuese shqiptare nga Kosova”, ka sqaruar zyra për shtyp e shoqatës së botuesve.
Gjatë ditëve të panairit do të organizohen një sërë veprimtarish me punën me librin, si konferencat e organizatorëve dhe botuesve të veçantë, përurimet e librave të reja, debatet për pozitën e librit në Ballkan dhe Evropë, si dhe një konferencë ndërkombëtare për problemet e librit evropian, e cila do të organizohet në mjediset turistike të Porto Karasit. Por debati më i nxehtë pritet të jetë ai i diskutimit mbi “Hartimin e librave të historisë”, ku do të marrin pjesë studiues, historianë e botues nga gjithë hapësira ballkanike dhe do të ketë përfaqësues edhe nga Shqipëria, nën kujdesin e ambasadës sonë në Athinë.
“Kontaktet midis botuesve të rajonit shihet të jetë interesi më i madh i botuesve shqiptarë që marrin pjesë për herë të dytë në këtë veprimtari ndërkombëtare, pasi është vënë re mosnjohja dhe mosbotimi i letërsisë respektive i vendeve të rajonit”, ka thënë botuesi i “Toena”, Fatmir Toçi, para nisjes për në panair.