E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Sofra ilire”, simpozium për trashëgiminë kulturore

28/05/2005  Në kuadër të aktiviteteve kulturore, “Sofra ilire” është zhvilluar dje, në Apoloninë e lashtë, një simpozium me temë për trashëgiminë kulturore, e cila vazhdon të mbrohet nga brezi i ri. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë

kryebashkiakët e Fierit dhe qyteteve të tjera, si dhe ministri i Kulturës, Blendi Klosi. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Fierit, në mbështetje me Ministrinë e Kulturës, u prezantua edhe një ekspozitë pikture me punimet në vaj dhe akuarel nga nxënës të liceut artistik “Jakov Xoxa” të qytetit të Fierit. Gjithashtu kuarteti i harqeve solli në muret e gurta të antikitetit një atmosferë të veçantë dhe një emocion te pjesëmarrësit e shumtë që kishin mbushur shkallët e gurta të qytetit

të lashtë ilir. Në këtë simpozium u theksua se, Apolonia do të vazhdojë të na japë edhe në të ardhmen emocione të tjera lidhur me aktivitete që bëjnë fjalë për ruajtjen e kulturës ilire, të gërshetuar me atë të ditëve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›