Regjisori serb. Nga tragjedia greke,në humorin sureal
28/05/2005 Për herë të parë në Festivalin e Komedisë “Ballkan 2005” vjen trupa e Teatrit Kombëtar të Serbisë; Mbrëmë në skenën korçare komedia “Kovaçi”, i Nikoliç me regjinë e Stefan Stabljiç, solli ironinë e atmosferës së Luftës së Dytë të ngritur mbi fatin e tre ushtarëve nga Vojvodina, Gjermania dhe Rusia
Teatri Kombëtar i Serbisë është ngjitur në skenën e Festivalit Ballkanik të Komedisë mbrëmë, me komedinë “Kovaçi”, të autorit Milosh Nikoliç, të realizuar nga regjisori i cilësuar me frymë moderne, Stefan Stabljiç. Komedia në fjalë ka qenë mjaft e pëlqyer nga spektatori, ndërkohë pritet të thuhet fjala e kritikës. Në këtë pjesë fatet e tre personazheve ndërthuren me ato të njëri-tjetrit në mënyrën më të çuditshme dhe në situata të pazakonta. Grindjet dhe keqkuptimet, ashtu si edhe mirëkuptimet mes tyre, sjellin të papritura, duke zbuluar mënyrën e funksionimit të kësaj ndërthurjeje të pashmangshme fatesh njerëzore. Në qendër të komedisë janë vendosur një vojvodinas, një rus dhe një gjerman, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga ajo kohë, zanafilla e ecurisë së fatit të tyre ka nisur që në vijën e frontit të luftës, ku ish-ushtari nga Vojvodina ka patur marrëdhënie me një gjermane dhe me të ka patur një djalë, ndërkohë edhe një ish-ushtar rus ka patur marrëdhënie me një grua nga Vojvodina dhe me të ka patur po një djalë, e njëjta gjë ndodh edhe me ish-ushtarin gjerman. Vojvodinasi shkon për të gjetur djalin e tij. Fati përsëri bashkon të tre personazhet, duke nxjerrë në pah se si janë të gërshetuara fatet e tyre, marrëdhëniet dhe tradhtitë martesore. Të gjitha këto përcillen përmes një humori që shoqëron shfaqjen nga fillimi në fund.
Ju merrni pjesë për herë të parë në Festivalin Ballkanik të Komedisë, cilat janë mbresat tuaja të para për Korçën?
Kemi gjetur një mikpritje të dukshme. Jemi surprizuar. E kemi shëtitur Korçën gjithandej dhe na është dukur vërtetë e bukur. Të njëjtën gjë mund të them edhe për njerëzit. Janë të mrekullueshëm. Unë nuk i ndaj popujt sipas kombësive. Të mirë dhe të këqinj ka në çdo vend të Botës. Përshtypjet tona janë të mrekullueshme.
Dimë që shtypi serb ka shkruar mjaft për “Kovaçin”, ku qëndrojnë vlerat e kësaj vepre, si arsye për t’u paraqitur në Festivalin e Komedisë?
Vlerat e kësaj pjese qëndrojnë te mesazhi që përcjell vepra. Bëhet fjalë për marrëdhëniet mes tre shteteve të përfaqësuara nga tre personazhe, të cilët janë të ndryshëm, kanë mentalitete, përvojë të ndryshme jetësore. Interesante është se si funksionojnë marrëdhëniet mes tyre, mirëkuptimi dhe keqkuptimet, të cilat gërshetohen në çdo çast përmes situatave të papritura. Të tre së bashku gjenden në një situatë të pazakontë, por që ndodh.
Fenomenet njerëzore përngjasojnë në çdo vend të Botës, çfarë gjen spektatori korçar te Kovaçi?
Kovaçi është një personazh interesant, ai është një kovaç jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten e tij. Fatet e personazheve janë gërshetuar në kohën e luftës, por kjo nuk do të thotë se po të mos kishte ndodhur lufta, nuk do të kishim një kovaç me peripeci të tilla. Lufta nuk i sjell askujt gëzim, por përvoja të tilla ka në çdo kohë, siç mund të ndodhin në çdo vend të botës.
Cila është shkolla juaj teatrale më e parapëlqyer?
Në Serbi funksionojnë shumë shkolla, shtetërore dhe private. Teatri ynë ka tri skena: një skenë kamer, skenë e vogël, ku luhen në përgjithësi pjesët klasike, një skenë të madhe, ku luhen kryesisht pjesët e autorëve të rinj, por që është e lidhur me teatrin modern dhe një skenë tjetër. Mua më pëlqen teatri modern. Gjithsesi do të thosha se për teatrin nuk është e rëndësishme thjeshtë skena, për mua më e qenësishme është pjesa, dramaturgjia dhe aktorët. “Kovaçi” ka përmbushur kërkesat e mia. Tashmë në Botë kanë evoluar mjaft teknikat, por përsëri mbetet e rëndësishme realizimi i pjesës.
Cila është përvoja juaj regjisoriale?
Kemi vënë në skenë tragjedi greke, të sjella në skenë në një mënyrë të re. Tashmë është në modë që pjesët klasike të realizohen me skenografi, teknikë, aktorë dhe konceptim regjisorial bashkëkohor. Më pëlqen mjaft Stanislavski, Grotovski e të tjerë, sepse kanë sjellë në lindje traditat e teatrit perëndimor, anën regjisoriale dhe skenografike. Teatri është një lojë realiste. Më pëlqen të jem gjithnjë në kërkim, por kjo nuk do të thotë se teatri është eksperimental, sepse regjisorët më të mëdhenj kanë konsoliduar atë çka është më e mirë.
Si e keni kërkuar modernen te “Kovaçi”?
Më së shumti realizimin e kësaj vepre e kam parë në konkretizimin real të idesë së autorit. Kemi punuar mjaft me lojën e aktorëve, anën regjisoriale, teknikat, skenografinë, atmosferën dhe gjithë të tjerat. Tashmë e ka fjalën spektatori.