Berisha: Shkojmë drejt fitores së sigurt, 4 vitet e ardhshme projekte historike
TIRANE - Kryeministri Berisha përuroi sot rikonstruksionin e unazës së qytetit të Fushë-Krujës, ku theksoi rëndësinë që ka ky projekt për lehtësimin e trafikut dhe reduktimin e ndotjes në këtë qytet.
Shefi i qeverisë u shpreh i bindur për fitoren e së djathtës më 23 qershor, duke e vënë theksin në arritjet e kësaj qeverie dhe projektet për katër vitet në vazhdim. Kryeministri akuzoi sërish kreun e opozitës për bllokimin e statusit kandidat.
“PD shkon drejt zgjedhjeve si një parti e premtimeve të mbajtura. Shkojmë drejt zgjedhjeve të sigurt në fitore, jo për ato që kemi realizuar, por për ato që do realizojmë. Ne ja dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të heqim vizat për shqiptarët. Ia dolëm të meritojmë statusin kandidat, Komisioni Evropian rekomandoi Shqipërinë me kusht që të votoheshin tre ligje, ligjet u bllokuan nga personi i cili ka vetëm interesa personale. Me bllokimin e ligjeve Shqipëria humbi marrjen e statusit, humbi investimet. Ne kërkojmë votën sepse katër vitet që vijnë garantojmë 250 mijë vende pune. Katër vitet që vijnë kemi të garantuara së paku 6 miliard euro investime. Ne kërkojmë votën se katër vitet që vijnë janë vitet e projekteve historike, projekteve të shekullit për Shqipërinë. Kaskada e Devollit, gazsjellësit TAP, ndërtimi i dhjetëra HEC-eve të tjera.”- deklaroi kryeministri Berisha.
Çdo shqiptar, theksoi Kryeministri Berisha, “është i ftuar më 23 qershor të votojë për punësimin. Alternativa jonë është alternativa e punësimit. Në Shqipëri papunësia pësoi një ulje të lehtë. Pasojat e krizës kanë sjellë një ulje të lehtë të rritjes ekonomike, por ekonomia shqiptare i rezistoi krizës. Realizoi një rritje të lehtë të punësimit. Por njëkohësisht dhjetra mijëra vende pune u mbrojtën nga shkatërrimi dhe nuk ndodhi ajo që ndodhi në vende të tjera. Kjo pasi në kohë stuhie reformat tona u faktuan si reforma të suksesshme”.
(er.nu/BalkanWeb)