E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shoku Rama ka inate personale me modelin tim ekonomik

Share

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka rikthyer një nismë të vjetër të qeverisë së tij, atë të thithjes së trurit. Gjatë mbledhjes, Berisha ka përsëritur pothuajse të njëjtat gjëra që tashmë i thotë në çdo takim: suksesin e modelit të tij ekonomik, rritjen e pagave, pensioneve, modelin marksist që kërkon të ndjekë Rama, pyllëzimin e Shqipërisë etj.

Universitetet duhet që të nisin një punë të madhe për thithjen e trurit. Tashmë ne kemi një program Brain gain, të cilin duhet ta vëmë në zbatim.

Duhet që të angazhojmë trurin shqiptar që ndodhet jashtë shtetit, me kohë të plotë apo të pjesshme, kur ata nuk kanë mundësi, pasi shumë prej tyre punojnë në agjencitë më serioze. Programi për thithjen e trurit funksionoi herën e parë dhe tashmë duhet ti japim një ridimensionim të ri.

Sulmi që bën shoku Rama, se nuk mund ti them zotëri, se ofendohet ai, ndaj modelit ekonomik tonë, është i ndikuar nga ndjenja dhe inate personale, pasi bazohet tek modeli marksist.

Statistikat faktojnë se 40% të vendeve të punës në Shqipëri janë të krijuara nga 1% e bizneseve dhe ne nuk mund tu biem me topin marksist, ashtu siç thotë në marrëzinë e tij Rama.

Në programin e ri, ne jo vetëm që nuk parashikojmë rritje të taksave, por rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Programi ynë synon rritjen e të ardhurave dhe uljen e papunësisë, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›