Edhe takimi i Bashës me Reeker ishte jo zyrtar, nuk e priti në zyrë
Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar disa takime jozyrtare, me kryebashkiakun e Washingtonit, si dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Reeker. Takimet janë përcjellë në media si takime zyrtare, por në axhendën e kryebashkiakut dhe ndihmës sekretarit të Philip T. Reeker në Departamentin Amerikan të Shtetit skanë qënë të planifikuara.
Gazeta shqiptarja.com shkruan sot se në faqen zyrtare të DASH s’ka planifikim takimi mes Bashës dhe ndihmës sekretarit të shtetit, Reeker.
Ish ambasadori në Maqedoni dhe njohës i mirë i Ballkanit e takoi Bashën, (siç njoftoi dje zyra e shtypit pranë bashkisë), por jo në zyrë. Pra ka qenë një takim jo zyrtar, dhe që nuk ka pasur asnjë axhendë të paracaktuar.”- shkruan ndër të tjera gazeta “Shqiptarja. com”. Në kryeartikullin “Basha vizitë pa ftesë, nuk ka ardhur për takim zyrtar në SHBA” sqarohet dhe pse takimet me kryebashkiakun e Washingtonit, Vincent Gray, dhe ndihmës sekretarin amerikan të shtetit ishin jo zyrtare.