E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Për taksën marksiste marrim shembull nga SHBA e BE

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se ai propozon një taksë marksiste, referuar taksës progresive. Sa për taksën “marksiste” marrim shembull nga SHBA, BE dhe tërë vendet normale. S’mund të taksohen njësoj rrogëtarët dhe biznesmenët. Ndryshim! shkruan Rama në Twitter.

Ortakëritë e pushtetit për bizneset e veta janë problemi, jo taksat! Administrata e ryshfetit është problemi, jo taksat! Biznesi do rilindë!

Kurse biznesit qeveria jonë do t’i riktheje lirinë e konkurrencës, do t’i heqë referencat e gjobat mafioze! Monopolet janë problemi, jo taksat, thekson Rama.

Ndërkohë Rama i është përgjigjur edhe faktit se Berisha shpalli një program të dytë për thithjen e trurit. Thithjen e trurit nga jashtë smund ta realizojë një qeveri që di vetëm të bëjë propagandën e lavazhit të trurit me gënjeshtra, shpifje, baltë, deklaron Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›