E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shpërblimi i bojkotit mekanizëm permanent i destabilizimit të vendit

Kryeministri Sali Berisha deklaron gjatë emisionit “Fakt” të gazetarit Ndriçim Peka në NTV, se bojkoti i opozitës nuk do të tolerohet, por me afrimin e afatit të djegies së mandateve, KQZ do të nisë zëvendësimin e deputetëve të PS. Berisha theksoi se deputetët socialistë nuk kanë kryer betimin në parlament dhe për këtë mandati i tyre është ndërprerë. Berisha foli edhe për situatën e përmbytjeve në Shkodër, duke theksuar se shteti përdori të gjitha potencialet e disponueshme për minimizimin e dëmeve dhe njëherazi shmangin e humbjes së jetëve njerëzore. Kryeministri premtoi kompensim të plotë të dëmeve dhe u shpreh se fatura e dëmit është në llogaritje e sipër. Përsa i takon liberalizimit të vizave Shqipëri-BE, kreu i qeverisë Sali Berisha, u shpreh me nota optimizmi për finalizimin me sukses të procesit brenda mandatit të parë të kësaj qeverie....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›