E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet përsëri Mero Baze

Njeriu që lyp drurin është rrahur përsëri, këtë radhë me sukses. Në kuptimin që ky njeri, edhe pse i ftuar nga policia për të bërë ndonjë denoncim, nuk pranon të denoncojë, nuk pranon të zhvillojë atë luftë me shpifje e inskenime që bëri në rastin e Taçit. Në këtë rrahje të tretë të zyrtarizuar dhe pa përmendur ato informalet, ky njeri e ka gati procesverbalin në çdo rajon policie, mjaft të paraqitet dhe mund ta marrë si i dëmtuar dhe në vetëmbrojtje, por problemi është që suksesi në këtë rast, për shkak të maturisë, është në anën e rrahësit, zotit Demi, gazetar dhe intelektual kaq paqësor, i cili u vetëmbrojt nga shpërthimi i lypjes së drurit. Si të thuash, zoti Demi plotësoi një kërkesë të rrahkërkuesit, por në Shqipëri mund të jenë me qindra dhe mijëra nëna, motra, vëllezër, bashkëshortë, bashkëshorte, që edhe pse nuk i ndyjnë duart, nuk do të thotë se nuk duartrokasin një rrahje të suksesshme. Kështu në City Park, u regjistrua rrahja para afatit e lypdrurësit. Por tani, vajtojcat dhe të revoltuarit për rrahjen e Meros, nuk bëjnë dot demonstrata, nuk hedhin këpucë. Secili prej tyre në fakt do të donte vetë ta rrihte dhe kishte arsye, por të mobilizuar nga Partia Komuniste e Ramës bënin protestuesin për rrahjen Taçi-Baze....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›