E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia dhe Austria: Marrëveshja Shqipëri-BE për liberalizimin e vizave, brenda 2010-ës

Greqia dhe Austria, përmes një letre drejtuar Bashkimit Europian, kërkojnë hyrjen e Ballkanit perëndimor në BE në 2014-ën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë brenda verës të 2010-ës.Dy ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Austrisë, respektivisht Dimitris Droutcas dhe Majkell Spindelexher kërkojnë shpejtimin e disa hapave nga BE dhe Ballkani perëndimor për vitin 2010. Letra i dërgohet ministres së jashtme të BE Kethrin Eshton dhe gjithë shefave të diplomacisë së vendeve anëtare.Në tekstin e përbashkët të dy shteteve drejtuar BE listohen shtatë kërkesa mes të cilave:“Të rriten përpjekjet e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi me komisionin, në kornizën e vlerësimit të aplikimeve të tyre për anëtarësim në BE. Të përmbushen objektivat që kanë mbetur në hartën e rrugës për heqjen graduale të vizave hyrëse të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovines në vende të BE”.Pesë pikat e tjera që lidhen me vendet e tjera të rajonit janë: Të përfundojë negociatat me Kroacinë, te gjendet nje zgjidhje e pranueshme reciproke per cshtjen e emrit te Maqedonise dhe te hapen negociatat per Maqedonine. Te behet progres nga Serbia ne drejtim te anetaresimit ne BE, perfshi dhe shkrirjen e marreveshjes se asociim stabilizimit. Te behet progres specific per Kosovën. Te forcohet roli në Bosnje Hercegocine me qellimin e vetem te integrimit europian te ketij vendi.Ne kete leter dy anetaret e BE pershendesin vendimin e presidences spanjolle qe te mbahet nje konference e nivelit te larte per Ballkanin Perendimor me rastin e 10 vjetorit te samitit te Zagrebit. Dhe mbi te gjitha te caktohet data 2014 si data historike per anetaresimet e tyre ne BE.  Ndërkaq, dy ministrat theksojnë se integrimi europian i Ballkanit perëndimor është prioritet dhe garanton stabilitet dhe për këtë arsye BE duhet të inkurajojë këto vende që të angazhohen për të respektuar principet dhe vlerat e përbashkëta europiane....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›