E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Peshkopisë: Rruga e Arbrit dhe hapja e universitetit, investimet më të rëndësishme

Ilir Krosi: çfarë kam bërë në 3 vjet për qytetin timJa investimet e kryera ne qytet nga te ardhurat e bashkime, buxheti i shtetit, ndihma e donatorëve si dhe projektet për të ardhmenIlir Krosi konsiderohet nga qytetarët e tij të cilët i qeveris prej 2 mandatesh, si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm të Peshkopisë. Jo se paraardhësit nuk kanë bërë për qytetin e tyre, por ai ka mundur të ndryshojë rrënjësisht gjithçka në këtë qytet. Ndryshimet janë të prekshme kudo, në rrugët e qytetit, shkolla, qendra shëndetësore, shtim të sipërfaqeve të gjelbëruara, etj. Investimet nuk kanë munguar as në art dhe sport. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “55”, z.Krosi rrëfen punën e vetëm të 3 viteve të këtij mandati në krye të bashkisë së Peshkopisë, si dhe projektet deri në mbylljen e këtij mandati. Ja si shprehet më tej ai. #Zoti Krosi po shkoni rreth 3 vjet në krye të bashkisë së Peshkopisë a mund të na thoni sa keni mundur të bëni për komunitetin përballë asaj që donit të realizonit si kryebashkiak? Falë eksperiencës së fituar, falë menaxhimit të përgjithshëm me të mirë dhe falë mbështetjes së dukshme dhe në rritje me financime nga qeveria qendrore dhe donatorët, ndryshimet në Peshkopi këto vitet e fundit janë të dukshme, të prekshme për këdo. Dhe tani që kemi konsumuar gjysmën e mandatit, me kënaqësi dhe realizëm mund te themi se kemi realizuar pothuajse te gjitha premtimet që kishim dhënë votuesve dhe tashmë po punojmë për tejkalimin e tyre. Sa është investuar në rrugët e brendshme të qytetit jo vetëm si fond gjatë këtyre viteve por dhe ku është ndërhyrë? Pasi mbaruam me sistemim asfaltimin e rrugëve kryesore të qytetit, kemi kaluar në rrugët e brendshme. Për këtë janë financuar rreth 1 milion euro vetëm këto dy - tre vitet e fundit. Mund të përmendim rrugën e ish - Parkut, rrugën e n/stacionit (rruga e Dohoshishtit), përfundimi i rrugës së Llixhave, rruga e brendshme në lagjet V. Dibra dhe N.Rushiti etj. Por investimet dhe puna jonë nuk kanë qenë vetëm për rrugët, ne kemi investuar në shkolla, konvikte, për tregjet, për strehimin etj. Kështu jemi në ndërtim të një banese sociale për të pastrehët ku po ndërtojmë 24 apartamente për to me një financim prej rreth 600 mijë euro nga CEB (Banka e Këshillit të Evropës, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve Publike). Kemi përfunduar ndërtimin e tregut agrobujqësor të qytetit dhe rrethit me një vlerë financimi rreth 70 milion lekë nga qeveria shqiptare. Kemi ndërtuar një konvikt të ri me financim 50 milion lekë nga ministria e arsimit dhe kemi bërë rikonstruksion dhe shtesë të konviktit ekzistues me financim gjithashtu 50 milion lekë të tjera. Përfunduam ngritjen në kate të shkollave 9-të vjeçare D.Gashi & S. Alliu duke shtuar rreth 24 ambiente mësimore dhe duke bërë që shumica e klasave dhe nxënësve të zhvillojnë mësimin me një turn. Edhe ky investim kapi vlerën 45 milion lekë nga ministria e Arsimit nëpërmjet grandeve konkurruese. Tashmë po punojmë me ngritjen në kat të kopshtit të fëmijëve në lagjen Gj. Doçi, një investim në vazhdim me vlerë 20 milion lekë, po nga M. Arsimit, me grandet konkurruese. Nuk mund të lëmë pa përmendur investimin me të madh dhe të dukshëm të bërë së fundi në qytet, përfundimin e pallatit të sportit të qytetit, një investim me 70 milion lekë të reja nga qeveria shqiptare.Një investim gjigant për zonën është dhe rruga e Arbrit. Sa po ecin punimet në këtë aks kombëtar nëse mund ta quajmë kështu dhe sa do të ndikojë në zhvillimin e zonës? Rruga e Arbrit është jo vetëm aks kombëtar, por edhe ndërkombëtar, pasi ajo lidh jo vetëm Dibrën me Tiranën e Durrësin, por edhe Dibrën e Madhe, Tetovën, Gostivarin e Shkupin me këto qendra te mëdha. Kjo rrugë shkurton me 100 km distancën e këtyre qyteteve me Tiranën. Me verifikimet tona në teren dhe me informacionet që kemi, punimet në rrugë po ecin shumë mirë, ndërkohë që brenda këtij viti përfundon projekti teknik i pjesës së mbetur të rrugës (pjesa Ura e Vashës-Qaf Murrizë-Tiranë), projekt ky i financuar gjithashtu nga qeveria shqiptare. Me përfundimin e këtij projekti teknik, që përfshin dy tunelet, respektivisht 870 m dhe 3800 m, si dhe Urën e Vashës si një vepër te rëndësishme dhe të vështire inxhinierike (me lartësi rreth 170 m dhe gjatësi rreth 450 m), në fillim vitin 2010 kryhet tenderimi i plotë ndërkombëtar për gjithë pjesën e mbetur të rrugës (tashmë kanë mbetur rreth 35 km gjatësi e Rrugës se Arbrit pa u tenderuar). Dhe kjo, mbështetur fuqimisht nga Kryeministri Berisha është shpresa e madhe e zhvillimit të Dibrës dhe gjithë rajonit tonë. Dhe kjo tashmë ka filluar dhe po ecën mirë. Shpresa është kthyer, çmimet e banesave dhe pasurive te tjera ne këtë rajon janë vlerësuar dukshëm, duke u bërë si në qytetet e mëdha. Kjo është tregues i ringjalljes së resurseve të mëdha të këtij rajoni. Sa keni pasur mbështetjen e ekzekutivit dhe donatorëve? Për realizimin e investimeve dhe projekteve të mësipërme dhe të tjera që nuk u përmendën këtu, por që qytetaret tanë i shohin përditë, mbështetja e qeverisë dhe e donatorëve ka qenë e dukshme dhe vendimtare. Krahasuar me para vitin 2005, mbështetja e qeverisë ka qenë e 10 dhe 20-fishuar. Konkretisht kemi pasur mbështetje me rreth 70 milion lekë të reja për çdo vit nga grandet e qeverisë, por nuk ka munguar bashkëfinancimi i projekteve tona edhe nga donatorët. Kryesisht kemi pasur financime nga ambasada dhe qeveria e Holandës, nëpërmjet SNV-së Dibër dhe Këshillit të Qarkut. Ky donator dhe mik i madh i Shqipërisë dhe i mbarë Dibrës na ka mbështetur me financime në realizimin disa projekteve tona prioritare, duke u bërë bashkëfinancues i këtyre projekteve. Konkretisht me këto bashkëfinancime të qeverisë holandeze kemi bashkëfinancuar rrugën e Parkut, rrugën e Dohoshishtit, rikonstruksionin e Llixhave të Peshkopisë, jemi duke bërë rikonstruksion të plotë të Muzeut të Qytetit, si dhe duke bërë përmirësim të shërbimit të pastrimit të qytetit ku këto ditë pas lidhjes së kontratës përkatëse presim të vijnë në qytet kazanë të rinj të pastrimit, makinë kompatator për largim automatik mbeturinash, autobot për larjen e rrugëve etj. Këto financime me vlere 3 x 150.000 euro janë me bashkëfinancim të fondeve të qeverise holandeze, nëpërmjet SNV dhe Këshillit te Qarkut Dibër, të cilët gjejmë rastin t’i falënderojmë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer që na kanë dhënë.Po në fushën arsimit por dhe shëndetësi sa keni mundur të ndërhyni? Siç përmendëm më sipër, investimet dhe projektet tona nuk kanë qenë vetëm për rrugë, por edhe në fusha të tjera, përfshirë dukshëm e ndjeshëm edhe infrastrukturën arsimore. Konkretisht, këto vite kemi realizuar disa projekte madhore dhe konkrete arsimore. Kështu u bë ngritje kati me shtesë 24 klasa në shkollat 9-të vjeçare D. Gashi & S. Alliu, u ndërtuar shtesë e konviktit te vjetër dhe sapo kemi përfunduar ndërtimin e një konvikti te ri për shkollat e mesme profesionale. Jemi në vazhdim të realizimit të projektit të rikonstruksionit dhe ngritjes në kat te kopshtit të fëmijëve në lagjen. Gj. Doci, kemi përfunduar rikonstruksion të shkollës se Mesme N. Rushiti etj. Kemi bërë shpronësimin e truallit dhe presim fillimin e punimeve të Shkollës së Re të Mesme në Peshkopi me financim të Bankës Botërore, nëpërmjet Ministrisë së Arsimit. Dhe vlera e gjithë këtyre investimeve kalon shumën mbi 200 milion lekë të reja. Por arritja me e madhe për ne dhe mbarë rajonin tonë, investimi themelor dhe i shumë pritur ishte hapja e Filialit të Universitar në Dibër. Vendimi i qeverisë Berisha për hapjen në Peshkopi të filialit të Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit ishte një gëzim dhe sukses i merituar për fëmijët, qytetarët dhe gjithë Dibrën arsimdashëse. Tashme universiteti ka filluar mësimin me rreth 12 dege të hapura në degët e Ekonomikut, Mësuesisë, Informatikës, Infermierisë etj. Janë regjistruar deri tani 320 studente dhe me formularin A-4 që është në proces plotësimi, ky numër mund të arrije në 400 studentë vetëm këtë vit. Përsa i përket investimeve në sistemin e shëndetësisë, ato janë kompetencë e Drejtorisë Spitalore Dibër, ne nuk kemi informacion konkret te detajuar. Por dimë që ka përmirësim të dukshëm të kushteve dhe shërbimeve për pacientet në spitalin e qytetit tonë.Një problem jo i vogël për autoritetet e pushtetit vendor është dhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë dinjitoze dhe të kulturuar. Sa ka bërë bashkia e Peshkopisë për komunitetin me qëllim shmangien e radhëve por dhe elementëve korruptiv në të tilla raste? Bashkia Peshkopi ka unifikuar procedurat dhe rregullat e sajë në mënyrë që ne ofrimin e shërbimeve për qytetaret të mos lihet shteg apo vend për elemente korrupsioni. Kështu, procedurat janë thjeshtuar dhe afatet e dhënies se shërbimit janë shkurtuar. Në qytetin e Peshkopisë nuk zvarritesh për të marrë shërbimin e kërkuar, si për pagesën e taksave, për marrjen e lejes së ndërtimit apo licencave të kërkuara, për probleme procedurash pronësie etj. Tek në funksionon Qendra e Regjistrimit të Bizneseve, sporteli i taksave lokale, i pritjes dhe informimit të qytetarëve etj. Të gjitha detyrimet ligjore të pagesave që kanë qytetarët për shërbimin që marrin nga bashkia, tashmë paguhen në bankë dhe jo me në duart apo sportelet e bashkisë. Këto dhe shumë elementë të tjera kanë bërë që në të mos ndeshemi me elementë të korrupsionit në administratën tonë lokale.Në përqindje sa investimet sa janë kryer me të ardhurat e bashkisë dhe sa keni gjetur mbështetjen e qeverisë në financimin e projekteve? Duke qenë qytet përgjithësisht me varfëri, me biznese kryesisht të vogla, ne nuk grumbullojmë aq taksa, sa të mundemi të realizojmë me te ardhurat tona investime të prekshme dhe themelore. Me të ardhurat tona ne mbulojmë kryesisht shërbimet e pastrim gjelbërimit dhe mirëmbajtje e rrugë - kanalizime si dhe mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave dhe çerdheve. Me taksat tona ne investojmë në kulturë dhe sporte duke mbajtur edhe me to pagat dhe aktivitetet kulturore dhe sportive të qytetit tonë. Kjo nuk është pak, kur ne si qytet kemi tre ekipe sportive, futbollin, volejbollin e femrave në kategorinë e parë, mundjen si dhe një qendër kulturore në aktivitet te ndjeshëm, me Muzeun dhe Bibliotekën etj. Në këto rrethana, me taksat tona ne mbulojmë shërbimet bazë për qytetarët, ndërsa investimet i kemi realizuar me grande të qeverisë dhe donatorëve. Me këtë rast edhe një herë falënderojmë qeverinë dhe donatorët për mbështetjen që na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japin.A keni pasur ndonjë projekt të financuar nga donatorët dhe a keni pasur binjakëzime me bashki të tjera jashtë Shqipërisë me qëllim jo vetëm marrjen e eksperiencës por dhe ofrimin e ndonjë ndihme konkrete në sektorë të caktuar? Siç përmendëm me sipër, kemi pasur financime nga qeveria holandeze, nëpërmjet Organizatës Holandeze për Zhvillim, SNV dhe Këshillit Qarkut Dibër. Me këto financime që janë rreth 500 mijë Euro të dhëna për Bashkinë Peshkopi si fond bashkëfinancimi në programin tonë të përbashkët, kemi realizuar projektet e sistemim - asfaltimit të rrugës së ish - parkut, rruga e n/stacionit elektrik (rruga e Dohoshishtit), rikonstruksionin e Llixhave, të Muzeut, asfaltim i rrugëve të brendshme në lagjen V. Dibra dhe N. Rushiti, përmirësimi i shërbimit të pastrimit me blerje makineri e pajisje të reja (këto dy të fundit janë kontrata në proces. Projekt tjetër i rëndësishëm me financim të donatorëve është edhe projekti i ndërtimit të 24 apartamenteve për të pastrehët, që realizohet me kredinë e Bankës së Këshillit të Evropës, nën monitorimin dhe koordinim të Ministrisë së Punëve Publike dhe Ministrisë së Financave. Le të ndalemi në një pikë shumë të rëndësishme për autoritet e pushtetit vendor siç është mbledhja e të ardhurave. Sa janë rritur ato krahasuar më vitin kur keni ardhur në krye të bashkisë si dhe krahasuar nga viti në vit nën drejtimin tuaj? Sfidë e rëndësishme për bashkinë është mbledhja dhe administrimi i të ardhurave lokale. Përkushtimi dhe praktikat tona të thjeshtuara kanë bërë që nga viti në vit të kemi rritje të të ardhurave që mblidhen nga taksat tona lokale me gjithë uljen e disa prej tyre. Vitin e kaluar, ne për herë të parë patëm një realizim në masën 100% të sasisë së të ardhurave në total të mbledhura. Këtë vit, si vit elektoral, me efekte negative për mbledhjen e taksave jemi me tregues me te dobët krahasuar me vitin 2008, por po punojmë për të eliminuar dobësitë dhe kapur kohën e humbur. Aktivitetet kulturore si dhe sporteve sa kanë gjetur financimin nga Bashkia? Me gjithë biznesin kryesisht të vogël që ka kryesisht qyteti ynë që ia le vetëm bashkisë mbështetjen për kulturën dhe sportet, ne ia kemi arritur që të mbajmë në aktivitet të përditshëm tre ekipe sportive, futbollin, volejbollin dhe mundjen, si dhe qendrën kulturore përfshirë këtu edhe bibliotekën dhe muzeun. Dhe për gjithë këto aktivitete, nga buxheti ynë ne ndajmë jo pak por mbi 20 milion leke të reja në vit. Rreth 10 milionë shkojnë për sportet dhe rreth 10 milionë lekë shkojnë për kulturën. Kjo nuk është pak për një qytet apo bashki si ajo e Peshkopisë. Kjo ka qenë dhe mbetet një sakrificë që kemi bërë dhe bëjmë. Theksojmë dhe njëherë se financimi me i madh dhe me i prekshëm për kulturën dhe sportet ne Peshkopi, vendimtar për to, realizuar këto 2-vitet e fundit është përfundimi i Pallatit të Sportit (me vlerë 70 milion lekë të reja) dhe rikonstruksioni i plotë i Muzeut të qytetit (me vlerë 14 milion lekë të reja). Sa është numri i bizneseve sot në Peshkopi dhe sa po ndikojnë ato të zhvillimin e zonës? Në bashkinë Peshkopi janë te evidentuara rreth 500 biznese, kryesisht biznes i vogël. Këto janë një pasuri dhe burim i të ardhurave jo vetëm për bashkinë, por kryesisht për vetë qytetarët tanë. Ato janë mundësia më e madhe e vetëpunësimit të shumë qytetarëve si dhe një rritje e mundësisë së shërbimeve dhe cilësisë së tyre në qytet. Sa ka gjetur bashkia mbështetjen jo vetëm nga biznesi i zonës por dhe të tjera biznese të tjera në vend në nismat e saj në dobi të komunitetit, si shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, mbjelljen e pemëve etj? Për të qenë të sinqertë dhe korrekt rritja e sipërfaqeve të gjelbërta dhe shtimi i numrit të pemëve në qytet këto vite ka qenë kryesisht me financim nga burimet e bashkisë, pasi biznesi i vogël dhe i mesëm që është prezent kryesisht në qytetin tonë nuk ka mundur të mbështesë bashkinë në këtë drejtim. Megjithëkëtë, shumë biznese, në hapësirat para apo pranë bizneseve te tyre, në bashkëpunim me strukturat tona, kanë kontribuuar vetë për përmirësimin e sipërfaqeve të gjelbërta dhe mbjelljen e shumë fidanëve, shkurreve dekorative dhe luleve. Edhe kjo ka qenë një ndihmë dhe kontribut i dukshëm dhe i shtuar për sipërfaqet e gjelbërta në qytet. Me këtë rast ne i falënderojmë këto biznese për ndihmën e dhënë. Cila janë projektet për të ardhmen që bashkia sidomos në infrastrukturë? Për të ardhmen si prioritet mbetet, përfundimi i asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave të brendshme në gjithë lagjet e qytetit, ndërtimi i unazës se madhe të jashtme të qytetit (sqarojmë se ky është projekt i drejtorisë se përgjithshme të rrugëve e cila është në fazën e hartimit të projektit teknik), ndërtimi i ujësjellësit Bjeshka e Shehut dhe Ujësjellësit të Luznisë për qytetin (kanë përfunduar negociatat mes përfaqësuesve të Komunës Luzni, Komunës Tomin (përfaqësuesit e fshatit Dohoshisht) nën koordinimin e Kryetarit të Qarkut Dibër z.Naim Gazidede, ku në shkëmbim të lënies së rrugës së Luznisë nëpër fshatin Dohoshisht, është lejuar marrja e ujit të pijshëm nga burimi i Gurrës së Meres në Luzni, ndërtimi i godinës së re të shkollës së mesme me financim të Bankës Botërore dhe lirimi i ambienteve të Gjimnazit për Universitetin e sapo hapur në Peshkopi-Dibër, kalimi ne ndërtimin e impiantit te pastrimit te ujërave te zeza,sistemimi i ujërave të zeza në kanalin-përroin e Tominit, poshtë spitalit,  ndërtimi i një ure të varur (pasarele) që lidh qytetin sipër me zonën industriale dhe tregtare të ish Parkut, vazhdimi i rikonstruksionit në shkolla e kopshte, rikonstruksioni i qendrës kulturore të fëmijëve etj. etj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›