E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia dhe Kosova bashkohen ne BE

Kryeministri Bashkimi i dy vendeve rrezik per humbje territoresh. Interesi i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues Sipas kreut te qeverise Rama duhet te pendohet per deklaratat per rrugen Durres - Kukes

Kryeministri Berisha mikpriti dje nje grup studentesh te Fakultetit te Edukimit ne Gjilan pjese e Universitetit te Prishtines. Gjate ketij takimi kreu i qeverise tha se ai nuk do te bente asnje ekspoze paraprake por gjithcka do te ishte nje forme bashkebisedimi.

Duke iu pergjigjur interesit te studenteve per mundesine e bashkimit te dy vendeve ne te ardhmen kreu i qeverise tha se kjo eshte nje ide e rrezikshme. Me tej ai shtoi se aspiratat evropiane duhet te jene pika e bashkimit mes dy vendeve te cilat do te kene dy administrata por qe gjithsesi do te jene pergjithnje te lidhura me njera-tjetren. Interesi me i mire i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi nje popull i ndare ne menyre te padrejte. Copetimi i shqiptareve eshte nje nga aktet me te padrejta qe u eshte bere shqiptareve por fatmiresisht u korrigjua me clirimin e Kosoves. Shqiperia dhe Kosova do te bashkohen ne BE nuk mund te rrezikojme humbjen e territoreve - tha Berisha.

Pyetjes te studenteve per nje date te mundshme te hyrjes se Shqiperise ne familjen e madhe evropiane Kryeministri nuk ka dhene nje date konkrete por ka ritheksuar faktin se te gjitha vendet qe aspirojne te jene pjese e BE-se do ta arrijne kete gje vetem ne baze te meritokracise dhe te perparimit qe do te bejne. Me tej Berisha ka vazhduar Procesi i anetaresimit ne BE eshte nje proces qe kalon nepermjet permbushjes se kritereve standardeve dhe praktikave qe jane te perbashketa per vendet anetare. Te gjitha keto synojne tre gjera qe qytetaret te behen me te lire qytetaret te behen me te sigurt qytetaret te behen me te mekembur. Ndaj ky eshte projekti qe garanton te ardhmen me te shkelqyer per shqiptaret. Shqiptaret e mbeshtesin ate me shume se cdo komb tjeter.

Gjate bisedimit Kryeministri deklaroi se kreu i Partise Socialiste Rama eshte ngritur disa here kunder rruges se kombit. Sipas Berishes kjo rruge eshte kundershtuar ne menyren me te eger nga lobe antishqiptare dhe se pari nga jashte Shqiperise te huaj se dyti ka pasur mbeshtetje edhe brenda vendit. Ne rrafshin gjeopolitik ne nje veshtrim historik te se shkuares jo fort te larget ka ekzistuar nje rivalitet midis portit te Durresit dhe atij te Selanikut kur eshte zhvilluar njeri ka rene tjetri. Keto individe e grupe mendonin se rruga e kombit do te demtonte thellesisht portet e rajonit. Pikepamja jone dhe e verteta eshte se keto grupe bene gjithcka per ta penguar ndertimin e saj. Por nuk mund ta pengonin sepse ajo ishte nje veper publike qe ndertohej ne territorin e Shqiperise dhe Shqiperia eshte nje vend sovran dhe vendimet e medha i merr vete me menyren me te qarte - deklaroi Kryeministri gjate bashkebisedimit me studentet nga Prishtina.

Ne vazhdim kreu i mazhorances deklaroi se rruga e kombit eshte nje investim madheshtor dhe kostoja e pergjithshme per nje kilometer eshte me pak se 10 milione euro duke hedhur poshte zerat qe akuzojne qeverine per korrupsion. Vete Bechtel amp Enka e cileson kete rruge si nje nga kryeveprat e saj sepse ajo kalon nje terren shume te veshtire. Sipas Berishes kjo veper e rendesishme natyrisht qe ka kushtuar por kjo ishte distanca me e shkurter per tu pershkruar dhe realisht ajo u ndertua. Megjithate u shpreh Kryeministri kreu i opozites ka te drejte ta rishqyrtoje qendrimin e tij sepse te gabosh eshte njerezore por te pretendosh se nuk ke qene kunder rruges ne nje menyre akuzon veten tende sepse shqiptaret kane nje memorie te kthjellet.

Shefi i qeverise nuk ka lene jashte vemendjes se studenteve edhe bllokimin qe opozita i ka bere parlamentit per dy vjet rresht duke mos votuar ligjet me 3/5 gje qe ka vonuar edhe progresin e Shqiperise. Megjithate Kryeministri ka deklaruar se tashme opozita eshte duke realizuar funksionin e vet normal dhe hyrja e saj ne Kuvend ishte nje hap pozitiv per vendin.

Numri nje i qeverise tha se raportet me vendet fqinje anetare te BE-se jane marredhenie shume te mira ne pergjithesi por edhe kur ka probleme ato trajtohen ne menyren me te hapur nga palet. Ndersa per ceshtjen e arsimit ne Shqiperi Kryeministri tha se ka pasur probleme te thella qe jane trasheguar nga paraardhesit por qe tashme qeveria e ka rritur ndjeshem nivelin e pagave ne kete sektor dhe ne te njejten kohe ka kryer investime te rendesishme si ne ndertime shkollash laboratoresh etj. Po ashtu eshte rritur edhe numri i kuotave ne universitetet e vendit duke rritur shansin qe fakultetet shqiptare te frekuentohen edhe nga studente te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›