E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Venecias Miratohet drafti te numerohen votat ne kutine e gabuar

Ne raportin e perpiluar nga ekspertet e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODIHR-i thuhet se duhet te numerohen votat ne kutine e gabuar. Per shembull fletet e votimit te tilla mund te vendoset ne nje grumbull te vecante ne tavoline e numerimit dhe te numerohen pas perfundimit te numerimit te gjitha kutite e votimit nga nje qender votimi- rekomandon Venecia. Komisioni rekomandon vleresimin e te gjitha votave te kontestuara teresisht dhe ndryshimin e Kodit per te garantuar se vetem keto vota qe jane objektivisht te qarta nuk konsiderohen si te pavlefshme.

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor do te behen sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias. Drafti eshte miratuar dje pas nje mbledhje dyoreshe ku ishin te pranishem treshja e delegacionit shqiptare ne Venecia e perbere nga Jozefina Topalli Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri. Tre perfaqesuesit shqiptare kane rene dakord me raportin prej 21 faqesh eshte hartuar nga tri ekspert te Venecias dhe nje nga OSBE/ODIHR. Ne te perfshihet numerimi i votave ne kutine e gabuar riformatimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve apo evitimi i shkarkimit te nje gjyqtari te Kolegjit Zgjedhor pa asnje arsye.

Drafti

Tre perfaqesuesit shqiptare Topalli Rusmali dhe Gjiknuri ishin dje ne Komisionin e Venecias ku rane dakord per draftin e hartuar nga ekspertet e ketij komisioni per reformen zgjedhore ne vendin tone. Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka bere me dije se raporti eshte votuar dhe tashme do te jete pjese e kalendarit te komisionit parlamentar te reformes zgjedhore. Ne raportin e Venecias derguar pales shqiptare me 28 nentor eshte kerkuar rikompozimi i KQZ-se dhe depolitizimi i administrates zgjedhore. Deputeti Gjiknuri theksoi se edhe ky rekomandim eshte marre ne konsiderate nga pala shqiptare per tu bere pjese e reformes zgjedhore. Komisioni i Venecias u vendos ne levizje fillimisht nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes pas nje letre te derguar nga PS menjehere pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Ne raportin e perpiluar nga ekspertet e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODIHR thuhet se problemet qe jane hasur gjate procesit zgjedhor ne Shqiperi nuk kerkojne vetem ndryshime ne Kodin Elektoral por gjithashtu nje ndryshim te sjelljes dhe praktikave midis partive politike dhe lidereve te tyre. Ne konkluzionet e opinionit prej 21 faqesh thuhet se amendamentet themelore qe duhet ti behen kodin kane te bejne se pari me proceduren e numerimit te votave kryesisht per votat e hedhura ne kuti te gabuara. Per shembull fletet e votimit te tilla mund te vendoset ne nje grumbull te vecante ne tavoline e numerimit dhe te numerohen pas perfundimit te numerimit te gjitha kutite e votimit nga nje qender votimi - rekomandon Venecia. Komisioni rekomandon vleresimin e te gjitha votave te kontestuara teresisht dhe ndryshimin e Kodit per te garantuar se vetem keto vota qe jane objektivisht te qarta nuk konsiderohen si te pavlefshme. Ne te kerkohet gjithashtu amendimi ne kohe i rregullores per emerimin e anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke parandaluar shkarkimin e anetareve te Komisionit me perjashtim te rasteve qe ka motiv si dhe evitimin e shkarkimit te nje gjyqtari te Kolegjit Zgjedhor pa asnje motiv apo arsye. Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR rekomandon rishqyrtimin e sistemit aktual te formimit te komisioneve zgjedhore ne menyre per te ngushtuar fushen e partiake e mundur dhe politizimi i administrates zgjedhore qe i ve interesat partiake mbi interesat e votuesve. Dominimi i rolit te perfaqesuesve te partive politike ne komisionet zgjedhore ne te gjitha nivelet mund te plotesohet duke emeruar pervec perfaqesuesve te partive zyrtaret e zgjedhur nga radhet e perfaqesuesve te gjyqesorit shoqerise civile apo te administratoreve profesionale te zgjedhjeve pa perkatesi partiake - theksohet ne raport. Opinioni kerkon shkurtimin e kohes se publikimit te rezultatit edhe pse e sheh te pamundur nese nuk rritet numri i grupeve te numerimit te votave. Sipas Komisionit te Venecias kerkohet nje konsiderim me i mire i specifikave lidhur me aksesin e medias financimin e fushates zgjedhore dhe vecantite e zgjedhjeve ne Tirane. Dispozitat per aksesin e medias dhe fushaten zgjedhore duhet te jene me efektive. Komisioni i Venecias terheq gjithashtu vemendjen se nevojiten te eliminohen paqartesi dhe hendeqe lidhur me zbatimin e kufirit zgjedhor ne zgjedhjet lokale kriteret ne aspektin gjinor si dhe procesin e apelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›