E Diel, 1 Nëntor 2026

Replika Topi-Berishes Ne politike jam mesfushor si isha ne futboll

Presidenti Bamir Topi u pergjigjet nga Pogradeci komenteve te fundit te Kryeministrit Sali Berisha lidhur me te. Kreu i shtetit ne reagimin e tij thekson se gjate mandatit te tij ne krye te Presidences ka permbushur gjithnje detyrimet kushtetuese duke ruajtur pozicionin e paanshem. Kam qene dhe jam gjithmone ne permbushje te detyrimeve te mia kushtetuese. Ne futboll kam qene lojtar ne mesfushe i tille jam edhe ne politike jam i paanshem - deklaroi kreu i shtetit. Deklarata e tij vjen pas asaj te shefit te qeverise i cili ne nje interviste per Opinion deklaroi se Bamir Topi nuk do te propozohet nga Partia Demokratike si kandidature per postin e kreut te shtetit. Kryeministri Berisha vijoi edhe me tej duke nenvizuar se presidenti Topi duhet te jepte doreheqjen me pas te krijonte parti te re. Ai ka nje rruge te jepte doreheqjen. Le te thoshte meqenese mazhoranca qe me ka votuar nuk do te me kandidoje dhe jap doreheqjen dhe une nuk do ta kandidoje. Absolutisht qe nuk do ta rikandidojme - ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›