E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama perjashton Islamin Byroja kerkoi autokritike

Kryesocialisti Edi Rama eliminon kundershtaret politike. Kryesia socialiste e mbledhur pasditen e djeshme ka marre nje vendim paraprak per te perjashtuar deputetin socialist Kastriot Islami. I njohur per qendrimet e tij kritike ndaj politikes se ndjekur nga kryesocialisti Rama sidomos kundershtine ndaj bojkotit opozitar Islami dallohet ne PS si nje nder themeluesit e pare te PS-se. Por ishin pikerisht kritikat e drejtperdrejta te tij te cilat jo vetem qe nuk u pranuan nga kreu i selise roze por madje dje ai mori vendimin edhe per ta perjashtuar perfundimisht nga forca politike ne te cilen Islami ishte pjese shume vite para Rames. Qendrimi i mbajtur ne Kuvend diten e enjte kur ai nuk iu bind vendimit te grupit per te votuar kunder Bujar Leksajt per ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit duket se i ka vendosur vulen vendimit per perjashtim. Islami preferoi te largohej nga seanca ne momentin e votimit se bashku me deputetin Pandeli Majko. Islami reagoi menjehere pas vendimit te kryesise duke kujtuar eliminimin e Mehmet Shehut. Nderkohe qe ne listen e te perjashtuarve eshte dhe Rudina Seseri. PS-ja shpjegon se mungesa e aktivizimit politik per shkak te angazhimeve te saj ne Amerike jane arsyet e ketij vendimi.

Perjashtimi i Islamit

Me perjashtuan nga partia 30 vjet pas eliminimit te Mehmet Shehut. Byroja e para 30 viteve i kerkoi Mehmetit autokritike - deklaroi Islami pas vendimit te kryesise socialiste per perjashtimin nga strukturat e saj. Ligjvenesi socialit ne menyre te vazhdueshme ka kritikuar lidershipin socialist dhe qendrimet e tij. Kritika e fundit ishte per qendrimin e PS-se kunder Bujar Leskajt te propozuar nga Presidenti Topi per ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Riperseris qendrimin parimor lidhur me vendimet e PS-se per emerimet ne institucionet kushtetuese qendrim qe nuk ka te beje me individe te caktuar dhe as me kete apo ate rast konkret. Sigurisht qe ky qendrim merr shkas nga vendimi i fundit per kryetarin e KLSH-se. Ky qendrim nuk do te thote as te votohet pro as kunder dhe as abstenim ne kete apo ate rast por te percaktohen qendrime parimore qe e vendosin opoziten ne kontrast me shumicen lidhur me qendrimin ndaj shtetit ligjor. Gjykimi i Rames si te gjitha gjykimet e deritanishme per emerimet ne institucionet kushtetuese per vendimin lidhur me menyren e votimit per kandidaturen e kryetarit te KLSH-se po te vendoset ne kontekstin e te gjitha vendimeve te deritanishme dhe sidomos ne perspektive mund te klasifikohet medioker politikisht dhe i percaktuar nga analiza te dobeta e llogaritje te gabuara te bazuara ne informacione thashethemesh - shkruante Islami ne faqen e tij ne Facebook. Sipas tij keshillimi mesa duket ka munguar ose ka qene i gabuar sepse si gjithnje nuk ka qene institucional per rrjedhoje edhe ky vendim nuk do te mund te prodhonte asgje as ne tashmen dhe as ne te ardhmen... Pervec votimit kunder dhe pro ka shume menyra te tjera alternative per te pasur nje qendrim inteligjent e institucional lidhur me emerimet e anetarit te bordit te BSH-se te kryetarit te KLSH-se te Avokatit te Popullit ne menyre qe PS-ja te rezultonte nje force politike qe respekton shtetin ligjor garantuese e zbatimit te Kushtetutes dhe forcimit te institucioneve dhe ngjall besimin e publikut per procesin e perzgjedhjes dhe te emerimit ne institucionet publike - ka shkruar Islami. Kete qendrim ai e faktoi dhe me mosmarrjen pjese ne votimin e zotit Leksaj. Mungesa e votes se tij kunder por dhe e Pandeli Majkos qe u largua ne momentin e fundit nga seanca se bashku me mungesen e Rudina Seserit Dritan Priftin dhe voten pro te Vangjel Dules i siguruan fitoren kandidatit te propozuar nga Topi. Ne rast te respektimit te vendimit te grupit per vote kunder dhe ruajtjes se ketij qendrimi dhe nga Dule PD-ja nuk do te mund te siguronte 70 votat e nevojshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›