Majko iken nga PS-ja kandidat ne OKB
Nje tjeter personalitet i politikes le Partine Socialiste. Pandeli Majko pritet te lere mandatin e deputetit. Ish-kryeministri shqiptar ne kohen e luftes ne Kosoves Pandeli Majko propozohet nga nderkombetaret si zv. ndihmes sekretar i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara. Propozimi i emrit te Majkos eshte bere nga nje institucion i rendesishem nderkombetar dhe i mbeshtetur nga Shqiperia. Majko eshte propozuar njekohesisht edhe si ndihmessekretar i Pergjithshem i OKB-se per Evropen per vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazin. Emri i Majkos eshte perzgjedhur ne short-listen e kandidateve dhe pritet qe te marre nje prej posteve me te rendesishme nderkombetare qe ka drejtuar ndonjehere nje shqiptar. Vete Majko ka konfirmuar lajmin duke deklaruar se ka marre mbeshtetjen e institucioneve shqiptare dhe eshte ne pritje te vendimit zyrtar. Sot Kombet e Bashkuara po marrin nje rol akoma dhe me primar ne menaxhimin e krizave paqes zhvillimit njerezor si dhe te luftes kunder varferise ne bote. Une jam vene ne dijeni qe emri im si shqiptar eshte duke u konsideruar per nje kandidature te mundshme prane kombeve te bashkuara ne pozicionin e Ndihmessekretarit te Pergjithshem te Evropes dhe vendeve te ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit. Per nje politikan karriere si une pavaresisht moshes sime te re eshte gjithmone i mirepritur rasti per te dhene kontributin individual pertej kufijve kombetare. Marrja ne konsiderate per te qene pjese e mundshme e nje qeverisje globale do te ishte nje nder per cilindo politikan karriere. E theksoj dhe njehere se kandidimi i emrit tim eshte thjesht ne stadin e kandidaturave jo te pakta qe arrijne prane Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe qe ne fund eshte Shkelqesia e tij z. Ban Ki Moon ai i cili do te perzgjedhe kandidaturen me te pershtatshme - u shpreh Majko. Pandeli Majko njihet si nje nga politikanet me me eksperience ne Parlamentin shqiptar dhe sidomos tek e majta ku ai ka qene ne nje prej koherave me te rendesishme te ceshtjes shqiptare si kryeminister i vendit. Majko ka drejtuar qeverine shqiptare ne vitet e luftes ne Kosove duke qene nje prej partnereve me te vleresuar nga nderkombetaret ne kohen kur NATO-ja sulmoi bazat e Serbise dhe i dha lirine Kosoves.