E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit Topalli uron femijet nga Puka

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uron femijet me rastin e festave te fundvitit. Kryeparlamentarja ishte e ftuar ne Puke per tiu bashkuar aktiviteteve te organizuara nga femijet e ketij qyteti ne vigjilje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Me kete rast ne sheshin e qytetit u ndez dhe bredhi i Vitit te Ri ku femijet ndezen fishekzjarre e kenduan kenge te cilat lajmerojne ardhjen e festave. Kryetarja e Kuvendit i uroi ata per nje vit sa me te lumtur te mbushur plot me dashuri per ta dhe familjet e tyre. topalli theksoi se cdo familje ka te drejte per te gezuar ashtu sic gezojne te gjithe femijet ne cdo cep te botes natyrisht gezojne edhe ne cdo qytet te Shqiperise. Ky eshte nje takim shume i bukur Une dua te falenderoj Kryetarin e Bashkise deputetet dhe te gjithe prinderit qe me kane ftuar per te festuar se bashku me ju. Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri Qofte nje vit i gezueshem Uroj te jeni te lumtur e te qeshur te keni ate qe ju do zemra. Ju uroj te jeni me fat me shendet te bukur dhe te lumtur sic jeni dhe sot Gezuar Festat - deklaroi ajo. Me pas Kryetarja e Kuvendit qendroi me femijet jetime te qytetit te Pukes dhe Fushe-Arrezit ku pervec urimeve zonja Jozefina Topalli u shperndau te vegjelve dhurata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›