Berisha: Shqipëria do të mbushet me dru frutorë

Ai tha se objektivi i qeverisë është që të mbillen më shumë se 20 milion rrënjë ullinj.
“Shqipëria do të jetë në tregun ndërkombëtar për vajin e ullirit, i cili ka një treg të përjetshëm, pasi kjo bimë rritet vetëm në hapësira të caktuara gjeografike”, u shpreh Berisha, i cili shtoi se deri më tani Shqipëria ka 10 milion rrënjë ullinj. Ai kërkoi nga fermerët shqiptarë që të kultivojnë bimën e ullirit.
Gjithashtu, Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit që të hartojë programe për sensibilizimin e nxënësve dhe t’i nxisë ata për mbjelljen e drurëve frutorë. “Z. Ministër i Arsimit është i nevojshëm të angazhohen në këtë proces. Duhet t’u ngulisim atyre respektin për mjedisin. Ndaj duhet të përshpejtojmë programim ku në të gjitha shkollat e zonës së ullirit do të mbjellin një ulli për çdo nxënës”, vijoi ai.
Kreu i qeverisë ftoi kryetarët e bashkive dhe të komunave që të mbjellin në të gjitha zonat e tyre dru frutorë, ashtu sikurse edhe pranë rrugëve që janë ndërtuar.
2011-01-12 11:30
[