E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria është përfshirë nga uragani BLU

Partia Demokratike zhvilloi pak më parë një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi u mblodhën pasditen e sotme në Tiranë për të marrë pjesë në këtë miting. Kryeministri Sali Berisha ftoi të premten në mbrëmje të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen së bashku në ëndrrën evropiane të Partisë Demokratike, pasi, siç u shpreh ai, “ëndrra jonë i pranon të gjithë, i fton të gjithë, i mirëpret të gjithë”. Nga sheshi “Skënderbej”, sheshi më i madh i kryeqytetit shqiptar, mes një entuziazmi të jashtëzakonshëm të qytetarëve, Kryeministri Berisha tha se "sot në këtë miting përmbyllës festojmë projektin tonë për Tiranën evropiane, për Shqipërinë evropiane". “Është mitingu më madhështor që ky shesh ka njohur në tërë historinë e tij”, tha Kryeministri Berisha, duke iu drejtuar disa mijëra qytetarëve të pranishëm në këtë shesh.. Ai solli në vëmendje arritjet në këto 4 vite të mandatit të parë të qeverisë së Partisë Demokratike, duke veçuar arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. “Qeveria u njoh si kampione në luftën kundër korrupsionit”, tha ai, duke shtuar se ne jemi vendi që renditemi i dyti në botë në klimën e biznesit, jemi vendi që dyfishoi rrogat dhe pensionet për disa qindra mijra qytetarë, vendi që punësoi 80 mijë qytetarë dhe nxorri nga varfëri 400 mijë shqiptarë, vendi që ndërtoi 6000 kilometra rrugë. “Ne treguam se jemi vendi që bëjmë të pamundurën të mundur, me ndërtimin e korridorit të shqiptarëve, rrugën Durrës-Kukës-Morinë”, tha Kryeministri, duke ftuar gjithë shqiptarët që të bashkohen sot në projektin për Shqipërinë në Evropë. Mitingu përmbyllës i Partisë Demokratike në Tiranë nisi me përshëndetjen e kandidatëve të parë në listat shumëemërore në 12 qarqet e vendit, për të vijuar më pas me një fjalë përshëndetëse të Presidentit të Partive Popullore Evropiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›