E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, në rrugë të integrimeve euroatlantike

Nga Ramë Manaj (zv/kryeministër i Kosovës; sekretar i Përgjithshëm i LDK-së)
Vazhdojnë përpjekjet e institucioneve për anëtarësim edhe në asociacione të tjera , pas anëtarësimit në Bankën Botërore , natyrisht pritet që të përshpejtohet edhe procedura e anëtarësimit edhe në Bankën Evropiane për ndërtim dhe zhvillim. Dje të gjithë kemi qenë dëshmitar, të një arritje të madhe të karakterit historik për gjithë hapësirën shqiptare , është inauguruar autostrada Durrës-Kukës-Morinë një rrugë që hap definitivisht barrierat e integrimit të komunikimeve brenda shqiptare. Një rrugë që ka rëndësi, jo vetëm ekonomike dhe një rrugë që u kontribuon integrimeve të mëtutjeshme të shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, por edhe gjithë rajonit të integrimeve evropiane.
Natyrisht një integrim brenda arealit shqiptar, në kuptimin simbolik ne e kemi quajtur edhe më herët autostrada që ishte ideja e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, dhe na vjen mirë që ky rezultat i arritur do të jetë në shfrytëzim të gjithë qytetarëve, dhe të dy vendeve tona, por edhe të qytetarëve të rajonit .
Pardje ka përfunduar samiti një ditor në Vlorë, i thirrur organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në të cilin ishin të pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Presidenti i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi. Ishte konfirmim i vullnetit tashmë të demonstruar, për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, për krijim të kushteve, mundësive për lëvizje të lirë të qytetarëve Brenda kësaj hapësire është rikonfirmuar dhe mbështetur , iniciativa e Presidentit Sejdiu për një mini-shengen brenda këtyre vendeve , që qytetarët tonë të lëvizin lirshëm pa barriera doganore , tarifore e të tjera. Definitivisht është konfirmuar se brenda këtyre vendeve të rajonit nuk ka çështje të pazgjidhura kemi parasysh edhe prezantimin e problemeve që i ngriti Presidenti i Malit të Zi , që janë çështje të zgjidhshme, që kanë marrë përgjigjen e Presidentit Sejdiu drejtpërdrejt aty, sido që të jetë është një proces i përbashkët, i punës së përbashkët i bashkëpunimit për integrime në Bashkimin Evropian, dhe në NATO. Republika e Shqipërisë është në prag të zgjedhjeve shumë të rëndësishme për rikonfirmimin dhe vazhdimësinë e demokracisë në këtë shtet. Presim që zgjedhjet të jenë demokratike, të jenë të lira, të organizuara mirë, dhe votuesi-qytetari shqiptar të zgjedh atë që vlerëson si kontribut dhënës më të madh.
Natyrisht është e pritshme që qytetarët shqiptar, të vlerësojnë arritjet në këtë periudhë, dhe është në vullnetin e tyre, të drejtën e tyre, për të përcaktuar nomenklaturën e ardhshme të pushtetit dhe udhëheqjes së Shqipërisë drejt zhvillimit të mëtutjeshme, dhe integrimeve evropiane. Zgjedhjet për parlamentin evropian, fitorja e së djathtës është e mirëpritur dhe natyrisht e urojmë edhe z.Joseph në krye të grupit të IPP-së. Zhvillimet lidhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është në përfundim procesi i zgjedhjeve në forumin rinor të LDK-së, janë mbajtur kuvendet zgjedhore të degëve, dhe në fillim të muajit që vjen do të mbahet edhe kuvendi qendror zdhedhor mund të them se ishte një proces demokratik, një numër të konsiderueshëm të degëve kishte përtrirje deri në 50% të strukturave udhëheqëse, dhe një proces që do të mundësojë kontinuitetin e punës, angazhimit të forumit rinor të LDK-së brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës si pjesa e të rinjve, gjithmonë me energji të reja për të qu më tutje programin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e parafundit ka marrë vendim për formimin e grupeve operative-koordinuese në nivel të regjioneve, pra pesë regjione, sepse regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit në kuptimin praktik është një dhe në këtë organizim janë anëtarët e Kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, që thjeshtë mbulojnë të gjitha degët brenda këtyre 5 regjioneve. Ideja, kompetencat, detyrat e tyre janë të koordinojnë të gjitha aktivitetet zhvillimore , dhe në veçanti aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve për pushtet lokal, të cilat tashmë janë caktuar nga Presidenti i vendit. Ne po përgatisim, një koncept për themelimin e grupeve për platformë zgjedhore në nivel të degëve , grupe të cilat do të përfshijë numër të madh të ekspertëve, nga të gjitha fushat për platformën zgjedhore për secilën komunë. Me fjalë të tjera do të thotë që, ekspertët e fushave të ndryshme do t’i identifikojnë në bashkëpunim, komunikim te drejtpërdrejt me qytetarët, nevojat dhe kërkesat e tyre, mbi këto nevoja dhe kërkesa do të hartohen platforma zgjedhore për secilën komunë që te jenë joshëse, që të jenë ato që marrin përkrahje edhe me rastin formal të votimit në mënyrë që ne të kemi kredibilitet të shtuar në udhëheqje të komunave dhe qeverisjes në komuna.
Pas këtij procesi zgjedhor, këto trupa që aktualisht, deri në përfundim të zgjedhjeve do të jenë grupe për formën zgjedhore, do të shndërrohen në forum për zhvillimin e komunave, do të jenë grupe ekspertësh, që do të përcjellin realizimin e programit të miratuar sepse në atë komunë ku do të merret përkrahje në shumicë dhe përkrahje e mjaftueshme për të qeverisë me komunën. Ky trup, ky forum do të jetë për të përcjellë realizimin e programit, për të kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës brenda mandatit zgjedhor prej 4-vitesh.Në këtë kontekst, javën që vjen, të premten e ardhshme do të jetë një konferencë, një ditore me përfaqësues të këtyre grupeve të degëve, pra grupet që përfaqësojnë kryetarët e degëve, me pjesëmarrje të nënkryetarëve, dhe numër më të madh të ekspertëve të fushave të ndryshme, do të jetë një konferencë, për t’u informuar, për të sqaruar të gjithë problematiken e hartimit të këtyre platformave respektivisht të programeve zgjedhore komunale, dhe për t’u qasur menjëherë punës, zbatimit, fushatës e cila definitivisht do të jetë fushatë demokratike, moderne, përfshirëse, dhe e tillë që do të joshë reagimin mbështetës elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fund LDK përshëndet, angazhimin e përfaqësuesve të institucioneve që është bërë këto dy ditë, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës z.Agim Ceku, nga arresti i autoriteteve gjyqësore e Republikës së Bullgarisë, dhe kërkojmë si LDK që fletëarrestet e Serbisë nuk duhet të vlejnë për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova është shtet sovran. Kërkojmë edhe nga autoritetet ndërkombëtare, Interpoli, që fletëarrestet e ngritura nga Serbia të mos përfillen, sepse vërtetë janë të padrejta, dhe të paqëndrueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›