E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet kujdestaria greke për qendrimet apatride të Edvinit

Kreu i PASOK-ut, Jorgos Papandreu ka qenë sot në Tiranë, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në zhvillimin e fushatës zgjedhore, por edhe duke mbështetur tensionimin e situatës, një gjendje që do t’u shkonte për shtat vetëm qarqeve panhelenike, të cilave u shërben Edvini


Ashtu siç kishte njoftuar në mënyrë ekskluzive gazeta “55”, sot zbriti në Tiranë në mënyrë të paftuar Jorgos Papandreu, kryetari i PASOK-ut, lëvizjes ish-komuniste greke, por së pari një partie thellësisht ksenofobe e që shpeshherë është shquar për qendrime antishqiptare. Kryetari i internacionales socialiste gjënë e parë që ka bërë sot në Tiranë ka qenë të fusë hundët në fushatën elektorale, edhe pse në këto ditë të fundit, të kesh përkrah një lider të lartë të socialistëve grekë është më shumë dëm sesa dobi. Papandreu ka dënuar “incidentet” e ndodhura sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, edhe pse ka theksuar se ngjarjen e ka parë veç në dritën e televizorit. “Jo shembull i mirë cka kam parë në TV. Këto janë praktika të vjetruara” tha Jorgos Papandreu i cili ndodhet në Tiranë në një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama. Duke i uruar fitoren e Ramës në zgjedhje Papandreu zbuloi edhe origjinën e vërtetë të qendrimeve apatride të Edvinit, qendrime që lexohen më qartë edhe kur Edvini i dorëzoi serbit antishqiptar Goran Bregoviç çelësin e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›