E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria nuk është prekur nga kriza

>Kryeministrit shqiptar shprehet me optimizëm në forumin e Davosit
Kryeministri Berisha vazhdon të ruajë optimizmin e tij përsa i përket pozicionit të Shqipërisë në krizë globale. Shqipëria vjen këtu si një vend ende i pa prekur nga kriza dhe në këtë aspekt, Shqipëria ofron shembullin se një ekonomi klasike, në të cilën nuk u zhvilluan tregjet e derivateve e të stërderivateve, është duke u mbajtur shumë mirë. Shqipëria, ndonëse një vend i hapur, por përfiton edhe nga stadi në të cilën ndodhet ekonomia e saj,- theksoi ndër të tjera ai,- sipas të cilit mund të ndikojnë dhe faktorë të ndryshëm, por ekonomia shqiptare nuk do ta përjetojë krizën e ekonomive të mëdha. Kryeministri Berisha, në një intervistë dhënë për Televizionin Publik Shqiptar, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Davosit, iu përgjigj interesimit mbi situatën e krizës financiare botërore, që po diskutohet në punimet e këtij forumi, si dhe mbi situatën e Shqipërisë në raport me këtë krizë ndërkombëtare. I pyetur mbi zhvillimin këtij forumi, kryeministri Berisha u përgjigj se këtë radhë ai është i dominuar nga politika për shkak të krizës së thellë financiare që po kalon ekonomia botërore. Forumi i Davosit është forumi botëror i cili mbledh politikanë dhe biznesmenë në një mënyrë të balancuar. Është e vërtetë që ky forum, qoftë për nga prezenca, qoftë për nga fryma, është i dominuar nga politika, për shkak të krizës së thellë financiare që ka kapur ekonomitë botërore dhe domosdoshmërisë së pranisë dhe ndërhyrjeve të qeverive, si një rrugë e pazëvendësueshme, pa alternativë tjetër. Në këtë kontekst, mund të thuhet se Forumi i Davosit këtë radhë, është kryekëput i dominuar nga politika, u shpreh ai duke shtuar më tej se në qendër të debatit ishte roli i qeverive për të kaluar këto kriza. Thelbi i debatit ishte se cili është roli i qeverive në këto kriza, a ka mundësi të abuzohet me këtë, të shkojmë dekada të tëra mbrapa me rolin e qeverive, të humbasim avantazhet e krijuara. Pyetjet morën përgjigje në mënyrë dërrmuese se duhet ndërhyrja e qeverive në forma të ndryshme, në mënyrë që bankat të rimarrin veten. Pasojat nga kjo krizë financiare, siç u shprehën pjesëmarrësit, kanë humbur 40 për qind të pasurisë botërore, u shpreh ai. Duke folur për pozicionin e Shqipërisë në këtë krizë, kryeministri Berisha u përgjigj se vendi ynë ende nuk është prekur nga kriza ekonomike, ndërkohë që ai komentoi dhe sistemin bankar në vendin tonë. Shqipëria vjen këtu si një vend ende i pa prekur nga kriza dhe në këtë aspekt, Shqipëria ofron shembullin se një ekonomi klasike, në të cilën nuk u zhvilluan tregjet e derivateve e të stërderivateve, është duke u mbajtur shumë mirë. Shqipëria, ndonëse një vend i hapur, por përfiton edhe nga stadi në të cilën ndodhet ekonomia e saj, theksoi ndër të tjera ai, sipas të cilit mund të ndikojnë dhe faktorë të ndryshëm, por ekonomia shqiptare nuk do ta përjetojë krizën e ekonomive të mëdha. Mund të ndikojnë faktorë si eksportet, sepse rënia e fuqisë blerëse në botë prek eksportet, remitancat që vijnë nga emigracioni, edhe ato mund të njohin kufizime, por në tërësi, ekonomia shqiptare nuk do të përjetojë krizën e ekonomive të mëdha, sepse ka edhe ajo avantazhet e veta, vlerësoi kryeministri Berisha, ndërsa për sa i përket investimeve, ai nënvizoi se sot kjo është një nga tendencat kryesore të qeverisë shqiptare. Ne jemi një nga vendet që, për sa u përket investimeve, nuk kemi shembull. Në kuptimin që, Shqipëria ka investuar 10-32 për qind të buxhetit të saj, ajo është qeveria që rreshtohet e dyta për sa i përket investimeve. Sot, një nga tendencat kryesore është shtimi i investimeve dhe ne po e bëjmë këtë, ulja e taksave, etj. Unë mendoj se parimet mbi të cilat është e vendosur reforma e ekonomisë shqiptare, janë parime antikrizë. Ka një debat, për zgjidhjen e kësaj krize, nëse duhet të zbatohen rregullat ekzistuese, të cilat në mënyrë evidente nuk janë zbatuar, apo duhen të shkruhen disa rregulla të reja. Jam i mendimit se duhen disa rregulla të reja, sepse është shumë e vështirë ti bësh të besueshme dhe të ngjallësh rregulla të cilat lejuan të zhvillohet kjo krizë, përfundoi ai. Gjatë pjesëmarrjes së tij Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri ishte i pranishëm në debatin e transmetuar direkt në televizionin CNBC, një debat ky i përvitshëm në këtë Forum. Debati i këtij viti, me temë Jo kthim mbrapa, u fokusua në sinjalet që lëshoi kriza ekonomike botërore jo vetëm për botën e financës dhe ekonomisë, por edhe atë politike. Folësit në debat diskutuan për përthithjen e këtyre sinjaleve nga ekonomia dhe politika dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së tyre. I pyetur se në një rast si ky, i krizës ekonomike botërore, a do të ishte proteksionizmi politika e duhur që duhej të ndërmerrej në tregjet financiare, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk mendonte se proteksionizmi do të ishte rruga e duhur për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës aktuale dhe evidentoi si përgjegjës për këtë inefiçencën e rregullave ekzistuese të tregjeve financiare. Kryeministri Berisha tha se një Martin Luther i ri për financat, pra, një politikë reformatore në fushën e financave, do të ishte përgjigjja e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›