Ministrja Godo kritikon mjekët e QSUT: Ulim kokën nga konsultat e pakta me faturë

>Analiza 1 vjeçare e qendrës spitalore, në fokus arritjet
Ministrja e Shëndetësisë ka marrë pjesë dje në analizën 1 vjeçare të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku janë bërë të ditura kryesisht sukseset e arritura gjatë vitit të kaluar. Gjatë fjalës së saj, ministrja Godo është fokusuar tek reforma spitalore, e cila tashmë ka nisur dhe që sipas saj do të sjellë dhe ndryshojë imazhin si në spitalet e tjera të vendit, ashtu dhe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë". Ministrja Godo e shpjegoi këtë me faktin se sipas saj, kjo reformë përmban decentralizimin e buxheteve, por dhe të përgjegjësive, kompetencave, gjë që do të thotë më shumë punë, por edhe aftësi për të vetëvendosur për prioritetet dhe për atë çka nuk duhet të mungojë në QSUT. Ministrja Godo vuri në dukje se buxheti i Shëndetësisë është rritur nga vit në vit dhe nga rreth 18 miliardë lekë në 2005, këtë vit ka arritur në rreth 25 miliardë lekë. Duke vlerësuar se edhe pse ka rritje të vazhdueshme të buxhetit, përsëri nuk është në nivelin që duam", ajo pohoi se "dy janë rrugët për ti bërë ballë këtij buxheti; të dimë të jemi sa më tërheqës për donatorët, të gjejmë partnerë për të plotësuar boshllëqet, si dhe të dimë të menaxhojmë buxhetin". Në këtë kontekst, ministrja Godo theksoi se "me reformën që kemi nisur jemi në rrugë të drejtë dhe do të na ndihmojë për një menaxhim sa më të efektshëm, sa më ekonomik të buxhetit". Më tej, ajo ka vijuar me gjendjen reale të spitaleve në vend, duke e vlerësuar atë njëlloj me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, e cila sipas saj është pasqyra reale e asaj çka ndodh në shëndetësi. Megjithatë, sipas saj, ka shumë vend për të riparë veten. Duke u ndalur në numrin e madh të rasteve të ardhura nga rrethet, znj. Godo vuri në dukje se në këtë drejtim duhet të fuqizohen spitalet rajonale, që është pjesë e reformës spitalore, si dhe të minimizohen rastet kur pacientët kanë nevojë t'i drejtohen QSUT, pasi, sipas të dhënave, aktiviteti në QSUT në 50 për qind të rasteve përbëhet nga raste nga rrethet. "Pamë një numër të madh hernie dhe apendisite, që mund të bëhen dhe në spitale të tjera", tha ajo, duke shtuar se vetë shefat e shërbimeve duhet t'u shpjegojnë pacientëve se kjo bëhet me të njëjtën cilësi dhe në spitale të tjera. Më tejm, ministrja e Shëndetësisë theksoi se ka shumë të dhëna të mira që na fusin në një rrugë se si duhet të organizojmë aktivitetetet, por nuk la pa përmendur edhe një problem, i cili në fakt stimulohet nga vetë mjekët. "Një shifër që duhet të na ulë kokën është fakti i numrit të madh të konsultave, nga ana tjetër i vogël i atyre të dokumentuara me mandat", theksoi Godo, sipas të cilës të dhënat në këtë qendër tregojnë se janë kryer një numër i madh konsultash vitin e kaluar, duke arritur në 797 359 në total, prej të cilave vetëm 90 626 janë mandatuar.
Drejtoria e QSUT
Ndërsa drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli, duke prezantuar rezultatet e vitit të kaluar, është ndalur tek sëmundshmëria si fenomen, sipas së cilës, është vënë re se tumoret zënë vend të konsiderueshëm në masën 13 006 raste. Operacionet e kryera në këtë qendër në total llogariten të jenë 18 190, ndër të cilat 9010, apo 50 për qind e totalit, i përkasin 20 operacioneve më të shtrenjta. Ndër 20 diagnozat më të shtrenjta, 3299 raste i përkasin kancerit të gjirit dhe 1664 raste, kataraktit, ka bërë të ditur drejtoresha Kule, duke vijuar se gjatë vitit 2008 është konstatuar një rritje e rasteve tumoriale dhe e patologjive neoplazike, ndërkohë që vihet re një rënie e numrit të pacientëve me sëmundshmëri të frymëmarrjes, të konstatuara në spitalin pediatrik. Sipas saj, aktualisht në këtë qendër spitalore janë të punësuar 2493 punonjës, prej të cilëve 299 mjekë dhe 86 kryeinfermiere. Ajo shtoi më tej se aktualisht në farmacinë e QSUT-së ndodhen gjendje 406 371 008 lekë medikamente. Medikamentet në 5 shtator të vitit 2008 ishin në shumën 209 484 779 lekë, ndërkohë që kriza u kapërcye nëpërmjet donacioneve (rreth 20 të tilla), ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë dhe spitaleve të tjera.