Dëmtohet ura në Pukë- Fushë Arrëz, rrezik për automjetet
PUKE- Ka kaluar 1 vit nga rikonsutruksioni i fundit i aksit Pukë- Fushë Arrëz, por dëmtimet nuk janë shmangur. Përgjatë aksit vihen re carje dhe gropa, të cilët përbjnë rrezik për mjetet. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ura në afërsi të komunës së Rrapës rrezikon shembjen si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar.
Shefi i qarkullimit rrugor në Pukë, Shkëlqim Hima kërkon të merren masa për të përmirësuar gjendjen e urës e cila është ndërtuar rreth 60 vite më parë, ndërsa shton se fillimisht duhen vendosur shenjat sinjalizuese.
“Do ti bëja apel drejtorisë rajonale Shkodër për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e kësaj rruge. Por në mënyrë të vecantë paraprakisht duhet të sinjalizohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks me tabela sinjalizuese” thekson Hima.
Aksi Pukë-Fushë Arrëz përbën një arterie të rëndësishme të qarkullimit rrugor në veri të vendit. Cdo ditë këtu kalojnë dhjetra automjete, të cilat udhëtojnë jo vetëm në drejtim të Fushë Arrëzit, por edhe Bajram Currit, Kukësit e Kosovës.
(e.n/News24/BalkanWeb)