E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministeriali i NATO-s diskutohet partneriteti me Rusine

Në ditën e dytë të ministerialit të NATO-s, Ministrat e Mbrojtjes dhe Ministrat e Jashtëm të Aleancës Atlantike janë përqëndruar te parneriteti i NATO-s me Rusinë, si edhe tek strategjia e mbrojtjes së NATO-s për sfidat e mijëvjeçarit. Përveç diskutimit lidhur me temat kryesore që do të debatohen në samitin e Çikagos, për ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto  ka qenë rasti gjithashtu të zhvillojë edhe takime bilaterale me homologë të tij, nga i cili veçohet ai me sekretaren e shtetit të SHBA-ve, Hilary Clinton. 

Lidhur me incidentin në Kapshticë me dy gjyqëtarët e Korçës, Ministri i Jashtëm shpjegon, se nuk bëhet fjalë për heshjte të Ministrisë së Jashtme por për ndjekjen e proçedurave diplomatike për raste të tilla.

Për reagimin e Brukselit lidhur me incidentet e fundit në Maqedoni, ministri Haxhinasto ka thënë, se  nuk duhen ngritur hipoteza etnike dhe perceptime të gabuara për marrëdhëniet etnike në Maqedoni, por duhet pritur përfundimi i hetimeve për dënimin e fajtorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›