Berisha Projekti TAP ne Shqiperi shans real
Shqipëria ka vendosur regjimin fiskal më të favorshëm për biznesin. Kështu ka deklaruar në panarin e biznesit të investitorëve të huaj në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha, pasi bëri një ekspoze të të gjitha resurseve natyrore dhe pasurive që përmban vendi ynë. Ai i garantoi investitorët e huaj se qeveria e tij nuk ka ndërmend që të rrisë taksat, por do të ndërrmarrë hapat për të lehtësuar bazën fiskale ndaj jush, ndërsa garantoi për dialog konstant me biznesin e huaj, zgjidhjen e çdo pengese burokratike dhe hapjen e perspektivave të reja.
Ndërkaq kryeministri u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël por me mundësi të mëdha, që ka rritje të mëdha të investimeve të huaja dhe dy-trefishim të eksporteve. Sipas tij nga vitet ‘90 deri në 2011 ka pothuajse rritje kineze urbanizimi, që përbën edhe rtimet më të larta.
“Shqipëria në këtë rajon nga viti 2006 deri në 2012 ka 316% rritje einvestimeve të huaja nga viti 2006 në 2012 ka trefishuar eksporte t e saj, nga 2009 deri 2012 ka dyfishuar eksportet. Vendi është në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve të mëdha”- u shpreh kryeministri, ndërsa shtoi se Shqipëria është një vend i pasur në burime energjetike ujore, hidrokarbure, në pasuri dhe rezerva minerare.
Më tej Berisha u shpreh se Shqipëria ofron depozita të mëdha gazi, si dhe ka depozita të konsiderueshme kromi, ndërsa përmendi edhe shanset e mëdha që projekti i madh i gazsjellësit TAP të kalojë në vendin tonë.
“Shanset që në Shqipëri të kalojë projekti më i madh i Europës në këtë dekadë janë reale dhe vijnë gjithnjë e më shumë në ngjitje.”- deklaroi Berisha.
Ai nënvizoi se potenciali energjetik mbetet një ndër potencialet më të mëdha të vendit, kryeministri deklaroi se konsideratat për të investuar në këtë fushë janë shumë të mëdha.
“Vendi është vetëm në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve të saj të mëdha. Ne kemi një shans të zhvillohemi në mënyrë jeshile dhe të qëndrueshme. Në shqiperi ka një veprimtari të ethshme në fushën e energjisë së rinovueshme. Kemi firmosur kontrata koncesioni për ndërtimin e 320 HEC-eve. Këtë vit po hapen tendera për kaskadën e Devollit, që është një investim prej rreth 1 miliard euro. Janë në treg kaskada e Osumit dhe e Vjosës që është një nga më të mirat e rajonit.”- vijoi më tej Berisha.
Kryeministri e krahasoi vendin me një Norvegji të vogël, përsa u përket burimeve ujore, që siç tha ai, është vendosur përballë tregut më të uritur energjitik në Europë, atij italian.