E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërkesat për rifillim bisedimesh, joracionale”

Institucionet e Kosovës kanë reaguar kundër kërkesave të Rusisë, Kinës dhe Indisë mbi vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd për statusin. 

Qeveria dhe deputetët kosovarë konsiderojnë se pavarësia është një kapitull i mbyllur, që është pasuar edhe me njohjen e Kosovës nga vendet më të fuqishme botërore. Ndërkohë që serbët e Kosovës mbështesin idetë që vijnë nga Moska dhe aleatët e saj. Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi, vlerësoi se Moska në vazhdimësi ka luajtur një rol jo të drejtë në raport me Kosovën dhe aspiratat e shumicës për liri e pavarësi. “Rusia nuk ka një qëndrim real për zhvillimet politike që po ndodhin në Kosovë. Besoj që kjo është një çështje irracionale në përputhje me kohën që po kërkohet. Ky vendim tanimë ka marrë rrjedhën e vet dhe Kosova pret njohje të tjera, përfshirë edhe nga vetë Rusia, dhe mendoj se kjo do të ndodhë”, tha Hajredin Kuçi. Ndërsa Ibrahim Makolli, deputet opozitar nga AKR-ja në Kosovë, u shpreh për mediat kosovare se asnjë përpjekje për ta kthyer procesin prapa nuk do të ketë sukses. “Shteti i Kosovës tashmë është një akt i kryer, është pranuar nga një numër i shteteve më të fuqishme ndërkombëtare dhe çdo përpjekje për ta kthyer këtë proces prapa, natyrisht që nuk do të ketë rezultate”, tha Makolli. Serbët e Kosovës e mbështesin nismën ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›