Prodhonin ujë me bakterie, Inspektorati i Ushqimit pezullon 2 subjekte në Vlorë
Në kontrollet e vazhdueshme që Inspektorati i Sigurisë Ushqimore të AKU-së, inspektorati veterinar të bashkive dhe komunave, dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror po kryejnë në gjithë vendin, stacioni i fundit ku u penalizuan dy aktivitete që prodhonin ujë të pijshëm ishte qyteti i Vlorës. Nga inspektimet
e kryera u pezullua aktiviteti i 2 subjekteve të prodhimit, ambalazhimit e tregtimit të ujit. Në vijim të kontrolleve që organizohen në stinën e verës në qarkun e Vlorës janë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme nga ana e Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore të AKU-së, qëllimi i të cilit është kontrolli i kushteve higjieno-sanitare në lidhje me prodhimin, ambalazhimin e tregtimin e ujit në disa stabilimente në qarkun e Vlorës. Gjithashtu ditën e djeshme është kryer edhe inspektimi i dy tregjeve kryesore në këtë qytet siç është tregu ushqimor ambulant dhe Tregu i tregtimit të Produkteve të Akuakulturës pranë Akademisë së Marinës. Inspektorati i Sigurisë Ushqimore pranë AKU- Vlorë së bashku me Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU në Tiranë dhe me inspektorë të MBUMK inspektuan subjektet e prodhimit, ambalazhimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm të cilat operojnë në qarkun e Vlorës. Gjatë kontrollit që iu bë Subjektit "Llogara"- prodhues i ujit të pijshëm me logo "Sorkadhja" rezultoi se: mungonte dokumentacioni teknik, subjekti nuk ishte i licencuar në QKL si subjekt prodhues.
Për më tepër lexoni Gazetën "SOT"